Punonjësit e Parkut Arkeologjik të Shkodrës gjatë ditës së djeshme evidentuan dëmtimin e rrjetit elektrik në Kalanë e Rozafës. Për këtë dëmtim, të cilin ministrja e Kulturës Elva Margariti e cilësoi një krim ndaj trashëgimisë kulturore të këtij qyteti, në “ReportTV” flet drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kulturës në Shkodër, Majlinda Lacaj, e cila e quan gjithashtu akt shëmtuar të bërë nga individ të papërgjegjshëm.
“Mëngjesin e ditës së djeshme punonjësit e Parkut Arkeologjik Shkodër kanë evidentuar dëmtimin e një shtylle edhe të dy ndriçuesve. Dëmi është i konsiderueshëm, por jo i parikuperueshëm”, thotë Lacaj.
Sa i përket ruajtjes së kështjellës që ngrihet mbi kodrën shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës e rrethuar prej ujërave të lumenjve Bunë, Drin dhe Kir apo edhe mureve rrethues, që zënë një sipërfaqe prej rreth 9 hektarë tokë, nga drejtoria e Kulturës në Shkodër, Lacaj shpjegon se është e pamundur të mbulohet plotësisht
“Duke qenë se projekti është në proces zbatimi. Normalisht që është paramenduar që të jetë një shërbim rojesh për ruajtjen e sistemit të Kalasë. Është e pamundur që të realizohet nga punonjësit e DRKT Shkodër, pasi burimet njerëzore janë shumë të pakta, sipërfaqja është 9 hektarë. Jo se nuk është menduar, por për momentin është i pamundur rekrutimi apo lidhja e një marrëveshje për blerjen e një shërbimi të tillë, pasi ky projekt po zbatohet nga MK me buxhetin e shtetit. Deri në përfundimin e punës dhe marrjes në dorëzim të të gjithë punimeve nuk mund të ketë një blerje shërbimi të tillë”, shpjegon Lacaj .
Teksa kujton impaktin pozitiv që pati zbatimi i projektit, drejtoresha flet edhe për masat që ka marrë për rikuperimin e dëmit
“Ndriçimi i Kalasë kishte një impakt pozitiv në komunitet edhe është e dhimbshme që jemi në një situatë të tillë, që është bërë nga njerëz të papërgjegjshëm. DRKT sapo konstatoi rastin ka bërë denoncimin në Polici edhe jemi në pritje. Në ditët në vijim kjo gjë do të sistemohet në mënyrë të menjëhershme”, përfundon Lacaj.
Projekti për ndriçimin e Kalasë së Rozafës ndërtuar gjatë shek.V-IV p.e.r ka nis në muajin dhjetor nga Ministria e Kulturës.
Te gjith e dim qe jetojm ne nje vend ku mbizotron fukaralliku dhe injoranca prandaj nuk mund tepresim gjera te mira.Cdo objekt dhe investim duhet ruajtur sidomos ne vende si Shkodra ku fukaralliku esht me i madh.
PërgjigjuMonumente të tilla ka në çdo cep të botës dhe të Shqipërisë. Fakti që në Shkodër duhet të ruhen është një tregues që të pikëllon.
PërgjigjuDuke bërtitur 30 vjet me rradhë PD,PD,PD me dy gishtat përpjetë shkodranët arritën t’ia nxirrnin sytë vetes prandaj nuk kanë nevojë për ndriçimin e kalasë! Është për të ardhur keq ku është katandisur qytetaria shkodrane...
PërgjigjuClidhje ka vjedhja e nje kabolli me votimet apo se cfare bindje Politike kane njerzit. Kometues injorante. Se Auto qe votojn per Kriminelet e PS qenkan ne rregull??? O kometues injoranca juaj nuk njeh kufi. O njerez pa Pike dinjiteti jeni Ju LGBT e jugut
Kur s’keni çfare ti beni gomarit perse i bieni samarit!
PërgjigjuMeshire per mendjet shtazarake, kafsherore, antihistorike dhe antikomb. Shpresoj te mos jene nxitur nga bindje te mbrapshta... Fali o Zot se nuk dine cfare bejne.
Përgjigju