Foto Ilustruese

Kronikë
Top 24

Dëmtohet rrjeti nga punimet e ujësjellësit, OSHEE: Aeroporti ‘Nënë Tereza’ dhe zonat përreth pa energji

31 Gusht 2018, 12:27| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 12:29

  • Share

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ditën e sotme se ka ndërprerje të energjisë elektrike në një zonë të Tiranës për shkak të dëmtimeve të linjës.

Sipas OSHEE, si pasojë e punimeve nga ana e Ujësjellësit, pranë fshatit Domje, është dëmtuar rrjeti 20 kV, duke lenë pa energji elektrike zonën përreth si dhe aeroportin “Nënë Tereza”.

Dëmtimi ka ndodhur rreth orës 11:10, ndërsa grupet e OSHEE ndodhen në terren duke punuar për riparimin e linjës dhe rikthimin e energjisë elektrike. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?