Amir Rrahmani i dëmtuar

Sport

Dëmtohet sërish Amir Rrahmani, mungon për Kosovën dhe Napolin

28 Shtator, 13:55| Përditesimi: 28 Shtator, 13:57

  • Share

Amir Rrahmani pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes së djeshme dhe për këtë arsye do të mungojë për ndeshjet e ardhshme të Napolit, por edhe të Kosovës.

Qendërmbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i ekipit përfaqësues të Kosovës, Amir Rrahmani, ka pësuar një tjetër dëmtim, që do të thotë gjithashtu se ai do të humbasë ndeshjet e tetorit me 'Dardanët'.

Sipas mediave italiane, më konkretisht "Corriere del Mezzogiorno", Rrahmani pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes së djeshme. Rrahmani do të humbasë ndeshjet kundër Milanit, Sporting Lisbonës dhe Genoas për Napolin, ndërsa për Kosovën pritet të humbasë ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

Sipas parashikimeve fillestare nga mediat italiane, duke marrë parasysh shkallën e dëmtimit, Amir Rrahmani do të mungojë deri më 18 tetor, kur do të kthehet për ndeshjen kundër Torinos.

Amir Rrahmani është rikthyer së fundmi në stërvitje, pasi u lëndua pothuajse një muaj më parë. Ai u lëndua në ndeshjen e Kosovës kundër Zvicrës më 5 shtator.

Amir Rrahmani

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?