Dëmtohet për të disatën herë skulptura e artistit Dylber Neziraj, e cila ndodhet në shëtitoren pranë “Sfinksit” të qytetit të Durrësit.
Statuja u restauruar për të dytën herë në më pak se një vit dhe u vendos me kujdes nga Agjencia e Parqeve Urbane sërish në vendin e saj, por ajo ka pësuar dëmtime gjatë mbrëmjes.
“Peshkatari” është një ndër skulpturat simbol të kësaj zone, e vendosur për herë të parë në vitin 2016, por gjithashtu pas statujës së Tina Turner, ajo është një ndër skulpturat më të vandalizuara.
Komento
Komente

Kusaret e metaleve! Ka apo nuk ka kamera ne ate shesh?
Përgjigju