Dëmtohet Uzuni, por Reja buzëqesh për Aslllanin! Gjasula: Kombëtarja nuk është favoritja e grupit

3 Qershor 2022, 15:08| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 16:57

  • Share

Kombëtarja ka mbyllur sot ditën e tetë të përgatitjeve për dy ndeshjet e Ligës së Komebeve, teksa e parë luhet të hënën në transfertë kundër Islandës. Teksa sfida afrohet ka patur një lajm të keq për Uzunin, i cili është dëmtuar të enjten, ndërsa fatmirësisht është rikuperuar Kristjan Asllani. Me grupin për herë të parë janë stërvitur edhe Klaus Gjasula dhe Odise Rroshi.

“Kam ardhur me shumë qejf. Me të vërtetë jemi në fund të sezonit, por kemi një mundësi shumë të mirë për të ecur përpara me Kombëtaren dhe duhet të tregojmë që po vazhdojmë të përmirësohemi çdo ditë dhe më shumë. Unë jam 100% gati, ashtu sikurse edhe çunat,”-u shpreh Elseid Hysaj, futbollist i kombëtares.

Deri më tani, më përjashtimin e Rusisë nga grupi, të gjithë futbollistët e kombëtares e kanë parë Shqipërinë si favorite, por kështu nuk mendon Klaus Gjasula.

“Nuk do thoja që Islanda dhe Izraeli janë në nivel më poshtë se ne. Jemi afër me ato Kombëtare. E dimë që në të kaluarën ka qenë pak e vështirë për ne për Kombëtaret më të vogla, por prapë ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar paraqitje të mira. Jam optimist dhe besoj që do bëjmë paraqitje të mira,”-tha Klaus Gjasula, futbollist i kombëtares.

4 ditë pas ndeshjes me Islandën, me datë 10 qershor, Shqipëria do presë Izrealin në ‘Air Albania’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?