Gjatë seancës stërvitore të së dielës paradite Arturo Vidal, gjatë një ushtrimi me topin me rezervat e Bayern Munchen, bën një hap të madh, kërkon të arrijë te topi, por përdredh keq gjurin e djathtë.
Kiliani rrëzohet menjëherë në tokë, më pas ndihmohet nga Ribery, trajneri i portierëve Tapalovic dhe mjeku Bianchi, për të shkuar te makina e vogël që përdoret për të dëmtuarit.
Luftëtari bavarez trajtohet menjëherë nga mjekët e klubit. Ndërkohë të gjithë lojtarët e tjerë mblidhen për të parë gjendjen e tij. Robben e puth në kokë, Leëandoëski i jep kurajë me një përqafim të vogël dhe më pas kiliani transportohet me makinë.
Një lajm shumë i keq për Bayern, me Vidal që sapo ishte rikthyer me grupin pas dëmtimit në gju. Herën e fundit që gjermanët zbritën në fushë ai u zëvendësua në minutën e 36’. Tani vjen një tjetër goditje…