Tymuese në Kuvend

Dëmtoi pajisjen elektronike me tymuese në Kuvend, Flamur Hoxha: Do paguaj dëmin, kjo qeveri e do vendin pa opozitë

23 Nëntor 2023, 08:00| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 08:04

  • Share

Deputeti Flamur Hoxha është përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe punimet e komisioneve për shkak se mori pjesë në kaosin e Rithemelimit në Kuvend. Flamur Hoxha ka marrë një tymuese të ndezur nga Bledion Nallbati dhe e ka vendosur në një prej tavolinave të deputetëve, ku është dëmtuar pajisja elektronike.

Vetë deputeti ka kërkuar që Komisioni i Etikës të përllogarisë dëmin që është shkaktuar dhe ta shlyejë atë.

Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se kjo qeveri kur nuk bën dot armiq, i shpik ato. Ndërsa thotë se e mbajnë pushtetin me grykën e pushkës e kërkojnë që vendi të mbesë pa opozitë e fjalë të lirë.

“Unë kur ta hedh gurin nuk e fsheh dorën, kur nuk bëjnë dot pa armiq, shpikin armiq! Në vendimin e sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etiken me mase disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja ne komisione dhe në seancë plenare për 10 dite ” ka vetëm një paragraf ku thuhet:” një kuti vendoset nga deputeti Flamur Hoxha në tavolinën përpara, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe rrezikuar që flaket të përhapeshin në sallë” pra ta largosh nga vetja dhe ta vendosesh në tavolinë përhapen flakët, mesa duket paskan dashur ta hidhja përdhe ku flakët do bënin dëmin e dëshiruar prej tyre.

Nuk ja vlen të reagosh kur nga partia shtet me mandatet e shumicës pa moral politik që nga ardhje në pushtet me çdo mënyrë e mjet para një dekade, me çdo aleance  krimi e korrupsioni te cilët  pushtetin e marrin dhe e mbajnë me grykën e pushkës e duke mos harruar vesin e etërve qe e duan vendin pa opozitë e fjalë të lirë duke shkelur çdo ligj madje edhe atë te Kushtetutës se shenjtë të Shqipërisë. 

Meqenëse ne jete kurrë nuk kam dëmtuar një cent te pasurisë se shqiptareve, përkundrazi kam kontribuar prej tre dekadash me ndershmëri e korrektësi do ti drejtohem komisionit të vlerësojë dëmin të cilin do ta shlyej pa mëdyshje”, shkruan Flamur Hoxha.

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi 4 deputetë të opozitës, Flamur Nokën, Flamur Hoxhën, Bledjon Nallbatin dhe Gazment Bardhin, të cilët ndezën tymuese dhe flakë në seancën e 20 nëntorit ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 23/11/2023 08:25

    Flamur Hoxha ato perrallat me tytat e pushkeve te shkoj ti tregoj ne mbledhjet e kriminel Berishes dhe mashtruesit Bardhit jo popullit!!Per cfare paguhen keta funderrina qe flasin me kete gjuhe kaq te ulet dhe me kaq urrejtje? Ku e moren te drejten keta alabak rrugash te bejn ato veprime ne tempullin e popullit shqiptar te Dhurata Cupi bashkautorja e vjedhjeve te Berishes apo te bashkautorja e grabitjeve te pronave te Berishes Tabaku?? Jane nje grup shkatarruesish qe te gjithe duhet te pergjighen perpara drejtesis shqiptare! Lufta e pushteteve behet me dialog jo me djegje , sharje dhe ofendime! Nje tuf me budallenj dhe dembela na tregojn "muskujt" si deputet qe "mbrohen" nga bodigardet e baronave te kontrabandes!

    Përgjigju
  • Grushti: 23/11/2023 08:16

    Ju sjeni opozite ju jeni zjarrvenes hajdut e vrases ju duheni tredhur se sbeheni njerez dhe mos u justifikoni per komisionet se popullit sja hidhni dot me.As ne kete bote e as ne tjtren skeni per te pare vote nga ne.O behuni njerez o shporruni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?