Lojtarët e Vllaznisë të lënduar pasi tifozët e Tiranës hodhën lëndë plasëse

Dëmtuan 3 lojtarë të Vllaznisë me lëndë plasëse, Disiplina 'shuplakë' të rëndë Tiranës: Ndeshjet e mbetura të sezonit do t'i luajë pa tifozë

1 Nëntor, 19:27| Përditesimi: 1 Nëntor, 20:47

  • Share

Tirana dënohet me 300 mijë lek gjobë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit pa tifoz.

Një vendim me dorë të hekurt pas lëndës plasëse që hodhën tifozët në ndeshje derbi me Vllazninë ku u dëmtuan 3 futbollistë.

Takimi i luajtur në ‘Roza Haxhiu’ të Lushnjes përfundoi me rezultatin 3-4 për shkodranët.

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë., thuhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës.

Ndërkohë pas takimit, policia e Lushnjës nisi hetimin në gjendje të lirë për 2 tifozë të ‘Tirona Fanatics’, që hodhën lëndët piroteknike në momentin kur Vllaznia po festonte shënimin e golit të katërt. Njëri prej futbollistëve të dëmtuar të Vllaznisë, Esat Mala mori ndihmë të specializuar në spitalin e Lushnjës, duke thënë se kishte probleme me dëgjimin.

Disiplina ka ndëshkuar edhe klubin e Elbasanit, për sjelljen e gabuar të tifozëve, pasi hodhën sende në fushë dhe ofenduan zyrtarët e FSHF-së, duke e gjobitur klubin me 3 milion lekë të vjetra.

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët dhe drejtuesit e FSHF, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

Sakaq, më poshtë janë disa nga vendimet e tjera të Komisionit të Disiplinës të FSHF-së: 

  1. Zyrtari i AF Elbasani, Orlando Kastrati, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. Zyrtari i FK Kukësi, Bekim Kuli, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Ora 20:37
FSHF i 'dëboi' nga stadiumet për gjithë sezonin, reagon 'Tirona Fanatics': Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar! Njihen botërisht për korrupsion të pangopur

1685384585_tironafanatics.jpg

Tifogrupi 'Tirona Fanatics' ka reaguar në media sociale pas vendimit të sotëm të Disiplinës së FSHF-së, e cila dënon klubin e Tiranës që ndeshjet e mbetura të sezonit t'i zhvillojë pa praninë e tifozëve.

Ky vendim vjen pasi në ndeshjen e fundit në Superiore, Tirana - Vllaznia 3-4, tifozët bardheblu hodhën lëndë plasëse në drejtim të 3 lojtarëve të Vllaznisë. Në reagim tifozët e Tiranës, sulmojnë ashpër FSHF-në duke e quajtur 'Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar'.

Ata e cilësojnë dënimin si të turpshëm dhe diktatorial nga një Komision Komunist.

'Sot, me nje njoftim skandaloz "Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar" mbyll dyert e stadiumit per te gjithe sezonin per shkak te nje kapsolle te hedhur ne fushe mbas provokimit te futbollisteve te vllaznise gjate festimit te golit te katert!

Po i njejti institucion qe njihet boterisht per korrupsionin e pangopur e shkaterrimin total te futbollit shqiptar denon sot ne menyre te turpshme dhe kolektive te gjithe tifozet bardhe e blu a thua se vjen kjo nga nje urrejte historike e gjenetike!

Komisioni Komunist i Padisiplinuar denon sot pa ju dridhur dora maksimalisht nje tifozeri e nje qytet ashtu sic as sistemi me i eger diktatiorial nuk ka guxuar ti denoje!

Absolutisht nuk pajtohemi me kete denim qesharak e tendecioz te prodhuar e votuar nga seksera qe vetem me futbollin nuk kane lidhje!

*Per hapat qe do te ndermeren do te kete njoftim ne vazhdim!'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pikjate: 02/11/2024 01:23

    Mesa duket Tirana bie nga kategoria Kete sezon

    Përgjigju
  • Taypi: 01/11/2024 21:01

    Mir ja ben disiplina.. Tifoze qe kudo qe ven mendjen per me prish e shkatru e kan.. Gjynaf per ekipin.. Por keta monstra e meritojne te mos hyn me ne stadiume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?