Gledjan Llatja, Kryetari i Bashkisë Elbasan

Dëmtuan infrastrukturën dhe ndotën mjedisin, Bashkia Elbasan gjobit dy firmat që po kryejnë punimet për ujësjellësin

1 Tetor, 17:57| Përditesimi: 1 Tetor, 18:05

  • Share

Për shkak të ndotjes mjedisore si dhe dëmtimeve të shumta që ka shkaktuar në infrastrukturë bashkia Elbasan ka gjobitur me masë administrative dy firmat të cilat po kryejnë punimet për ujësjellësin në qytet.

Prej disa muajsh qyteti i Elbasanit është shndërruar në kantier ndërtimi pasi është hapur i gjithë segmenti, përfshirë edhe atë të ndërtuar vitet e fundit.

Lidhur me këtë problem, Gledjan Llatja, Kryetari i Bashkisë Elbasan u shpreh ditën e sotme se janë mbi 4 gjoba që janë vendosur ndaj firmave.

‘Janë marr masa administrative, janë mbi 4 masa administrative të cilat janë marr nga Inspektoriati i Mjedisit për të gjitha shkeljet që janë konstatuar, edhe pse kompania përkatëse nuk ka qenë dakord që këto quhen shkelje të tyre. Por, janë marr masa administrative, aq sa e kemi ne maksimumin ligjor të vendosjes së masave dhe janë dhënë dy paralajmërime për korrigjimin e problemevre mjedisore që kompania po sjell në qytet”, tha ai.

Investimi i bashkisë Elbasan në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës si pjesë e Programit  Infrastruktura Bashkiake synon do të transformojë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e këtij qyteti.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?