Anila Denaj në fasonerinë në Berat

Denaj në fasonerinë në Berat: 450 të punësuar, dy garancitë sovrane e transformuan në biznes prodhues

13 Gusht 2020, 22:03| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 22:05

  • Share

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj vizitoi një fabrikë këpucësh në Berat, që falë paketës mbështetëse të qeverisë është transformuar nga fason në biznes prodhues me cikël të mbyllur, ku sot janë të punësuar 450 punonjës.

Kompania është mbështetur nga qeveria edhe nëpërmjet skemave të Garancisë Sovrane 1 dhe 2 për të siguruar jo thjesht vijueshmërinë e aktivitetit, po edhe rritjen e mëtejshme të prodhimit.

Denaj tha se “mbyllja e të gjithë procesit të përpunimit dhe krijimi i modeleve në bazë të kërkesave të tregut ndërkombëtar, e kanë bërë kompaninë një ndër shembujt kuptimplotë të transformimit të viteve të fundit në këtë sektor”.

Ajo theksoi se “lajmi i mirë është, se deri në datën 10 gusht, ka arritur në 275 numri i aplikimeve nga biznesi për Garancinë Sovrane 2, baraz me një vlerë kreditimi rreth 10.5 miliardë lekë. Fasonët kanë pasur edhe goditjen më të madhe kur vjen puan te aktiviteti, por jo të gjithë fasonët e kanë ndjerë njësoj. Ju jeni një nga ata që e kanë kthyer në një linjë prodhimi."

Ministrja Denaj tha se “kombinimi i granteve dhe Garancisë është një skemë që po funksionon. Ne po e shikojmë atë me disa sektorë. Duhet parë pikërisht se si industria të kthehet në industri e cila është autonome. Mund të shikojmë edhe grupime, mund të shikojmë se si skemat të shkojnë për një produkt i cili rrit edhe cilësinë edhe automatizimin dhe për këtë edhe grantet edhe garancitë të kombinuara sigurisht që do të bënin sens dhe do të kemi ‘Made in Albania’ si një markë”.

Komento

Komente

  • yLLI: 14/08/2020 10:39

    U BEME KOMB FASONIST ME 200.000 LEKE/MUAJ,,,BRAVO QEVERISE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?