Anila Denaj dhe Noizy

Denaj për Noizy-n: Jo vetëm këngëtar, ka regjistruar 8 biznese! Është shembull për të gjithë sipërmarrësit

5 Shkurt 2021, 11:43| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 11:50

  • Share

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se Noizy nuk është vetëm një këngëtar e kompozitor por edhe një sipërmarrës i njohur shqiptar.

Ajo shkruan se ai ka regjistruar 8 marka kombëtare të cilat njohën edhe në botë.

“3 vjet më parë nisi rrugëtimin e tij me kompaninë e veshjeve “Illyrian Bloodline” në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Prizren, Tetovë etj.. Së fundi edhe me restorantin Zins, në Durrës.”

Denaj shton në fund se ndërgjegjësimi për objektet e pronësisë industriale, nga personazhe publike është shembull për te gjithë sipërmarrësit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqip: 05/02/2021 13:27

    Ca turpi . Po na trego se sa taksa ka paguar cdo vit . Apo kush eshte me PS levdohet Kush eshte kunder PS si Stresi te denohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?