Denaj: Vijojmë mbështetjen e prodhuesve ‘Made in Albania’, AZHBR: Bankat nuk kanë dhënë kredi për fermerët e agro-përpunuesit

2 Nëntor 2020, 15:53| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 16:09

  • Share

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, vijojnë të kenë probleme me aksesin në financë, konkretisht për të përthithur fonde apo për të marrë kredi. Pikërisht kjo ishte edhe tema e forumit të dialogut “ Aksesi në Financë” për biznesin e vogël dhe të mesëm, të organizuar nga Ministria e Financave me synim rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve dhe bankave. Sipas ministres Anila Denaj ndërveprimi i sektorit privat, dhe atij bankar janë tepër të rëndësishëm për të përballuar dhe minimizuar efektet që po jep në ekonomi pandemia COVID – 19.

 “Të gjithë monitorimin dhe menaxhimin e këtyre skemave ta realizojmë në mënyrë të qendërzuar në mënyrë që biznesi të jetë në dijeni të këtyre skemave dhe më pas të aplikojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Denaj.

Pandemia ka vështirësuar pozitat e bizneseve kryesisht të atyre të vogla dhe të mesme, për këtë arsye edhe vëmendja duhet të përqendrohet në këtë drejtim sipas Drejtorit të Agjencisë Investimeve Sokol Nano.

 “Në kohën e pandemisë sfidat e biznesit të vogël janë shtuar dhe veç një sensibilizimi njerëzor duhet edhe një mbështetje financiare më të madhe”, u shpreh Nano. 

Por nga ana tjetër drejtuesja e AZHBR Frida Krifca ka shprehur një sërë rezervash për sjelljen e bankave ndaj bizneseve të sektorit bujqësor dhe të agro-përpunimit.

“Agrobiznesi dhe fermerët po hasin vështirësi ndaj kreditimit. Raporti i bankës së Shqipërisë për  2019 jep një shifër alarmante për mua që është 1.6% e kreditimit në total i shkon këtij sektori. Institucionet financiare vendase sigurisht duhet të jenë treguar mjaft konservative përderisa jemi në këtë nivel kreditimi. Pa financim të gjithë e dimë se nuk ka zhvillim. Janë 223 kontrata të nënshkruara për përfitimin e fondeve të IPARD dhe rreth 20% e tyre kanë pasur vështirësi të fillojnë këtë investim, pasi kanë trokitur në dyert e bankave dhe ju duhen 7 muaj për të marrë financim”, u shpreh Krifca.

“Konstatojmë që në shifra jemi ende pak mbrapa nga pritshmëria e biznesit, por edhe biznesi duhet të kuptojë bankën në atë që është risku i bankës dhe nga ana tjetër banka të kuptojë biznesin në nevojat e tij. Ky format dialogu duhet të jetë konstruktiv”, pohoi ministrja Denaj.

Ndërkohë i pranishëm në forumin e dytë me fokus produktet Made in Albania, drejtori i BERZH në Tiranë vuri theksin tek lufta që duhet bërë me informalitetin në sektorin bujqësore dhe të agropërpunimit.

 “Lufta e bankave është që të marrin sa më shumë biznese të mëdha dhe të mira. Një nga arsyet që po step bankat është informaliteti që është i përhapur në agro-kulturë, pasi bizneset që realizojnë shumë aktivitet deklarojnë shumë më pak në bilance. Ne mësuam diçka nga pandemia, të luftojmë informalitetin”, tha Matteo Colangeli.

Ne forumin e dytë nga katër që do të zhvillohen këtë vit për prodhimet e vendit dhe aksesin e tyre edhe në tregun rajonal, morën pjesë përfaqësues të bankave e të biznesit, të cilët diskutuan për rrugët alternative për të rritur bashkëpunimin mes tyre.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 02/11/2020 17:58

    Nje nga rruget qe do clirinte agribusnesin dhe fermeret nga burikracis bankare do ishte krijimi i nje vanke shteterire me kapital dhe te vogel qifte dhe keshtu do konkuronte dge bankat e nivelit te dyte ,qe ne shumicen e rasteve nuk kreditojne individet ose kompanite dhe blejne vetem bonot e shtetit

    Përgjigju
  • Turi: 02/11/2020 16:22

    Nese nuk paguhet rryshfet ne cdo vend nuk te jepet asgje sado te drejte te kesh kjo eshte e verteta e hidhur e ketij vendi vetem korrupsion pa limit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?