Bosi i mafias italiane ‘Cosa Nostra’, Matteo Messina Denaro i cili u arrestua nga policia italiane në 16 janar të këtij viti, ka mohuar që të ketë lidhje me ndonjë prej akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Mediat italiane shkruajnë se Denaro në dëshminë e tij ka pretenduar se është thjesht fermer dhe se përcaktimin si ‘kreu i Cosa Nostra’-s e kishte parë vetëm në gazeta.
"Nuk e kam më tokën dhe banesën se më ka anuluar bashkia. Tani jam pa shtetësi. Kushtet e mia ekonomike? Nuk më mungon asgjë. Unë kam pasuri por shteti m’i ka marrë të gjitha. Po të kem akoma diçka do ta bëj"- mësohet të jetë shprehur Denaro.
Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij u konsiderua si historike nga autoritetet pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.
Avokatja e Mesino Denaros, bosit të ‘Cosa Nostrës', e cila është edhe mbesa e tij, ka vënë në dyshim përkujdesjen mjekësore që i bëhet atij në burgun L'Aquila. Por mjekët burgut e kanë mohuar këtë! Sipas mjekëve që po trajtojnë Matteo Messina Denaron, gjendja shëndetësore e bosit më të madh të ‘Cosa Nostrës’ është e mirë.
I sëmurë nga kanceri në zorrën e trashë, Messina Denaro, po lufton kundër sëmundjes, ndërsa po kryen seancat e kimioterapisë në një klinikë të ndërtuar përballë qelisë së burgut të sigurisë maksimale në L'Aquila, ku mbahet nën regjimin 41bis.