Nikos Dendias, ministri i jashtëm i Greqisë ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Dendias përmes një njoftimi në rrjete sociale i cili shkruan se në këtë bisedë kanë folur për zhvillimet më të fundit rajonale.
“Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, diskutuam zhvillimet e fundit rajonale. Zhvillimet e fundit rajonale në fokus”, shkruan Dendias.
Projektligji i parë që do të kalojë në parlamentin grek i pari për 2021 është ai i zgjerimit me 12 milje në detin Jon. Ditën e Krishtlindjeve në Greqi është miratuar dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro.
Kujtojmw se kryeministri Edi Rama dhe ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias kanë zhvilluar një takim ku kane diskutuar dhe rënë dakord se çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet në Gjykatën e Lartë të Hagës.