Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në vizitën e tij në Tiranë, nuk ka nguruar edhe që të flasë për Turqinë. Duke bërë një paralelizëm, e ndryshe nga Shqipëria, Turqia po ecën në drejtim të kundër të BE-së, Dendias tha se i ka kërkuar këtij Unioni që të marrë masa, përfshirë këtu edhe transportin e materialeve ushtarake sepse sipas tij, po destabilizojnë rajonin. "
"Turqia po shkel kriteret themeltare të BE, nga an politike dhe ekonomike, i kemi dërguar Varlehey duke theksuar se Turqia po shkel Unionin doganor, dhe duhet të shqyrtohet marrja e masave. Kam vendosur këtë çështje me keqardhje që Komisioni të evidentojë të gjitha shkeljet deri në tërheqjen e Unionit doganor, si një ide e qartë për sjellje e Turqisë. Kam theksuar dhe te homologët europian veprimet e fundit që janë shqetësuese në Mesdheun Lindor dhe kam theksuar nevojën që të ndalohet eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë sepse këto materiale përdoren për veprime që destabilizojnë rajonin tonë. Duhet të kemi një të ardhme paqësore dhe për këtë jam në Tiranë", tha Dendias.
Lajmi kryesor:
Rama: Greqia e Shqipëria do i drejtohen Hagës për detin! Së shpejti mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, diskutime pozitive për heqjen e ligjit të luftës
B.K.//ReportTv.al