Edi Rama dhe Nikos Dendias

Dendias takon Ramën në Athinë: Ramë dakord në parim për çështjen e ‘Detit’! Shqipëria shembull për Turqinë

28 Prill 2023, 14:00| Përditesimi: 28 Prill 2023, 14:05

  • Share

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias thotë se procesi i përmbylljes së marrëveshjes për çështjen e Detit me Shqipërinë mund të shërbejë si shembull për Turqinë. Në takimin me kreun e qeverisë, Edi Rama që ndodhet në Athinë për të marrë pjesë në forumin ekonomik të Delphit, Dendias u shpreh i lumtur se Shqipëria ka rënë dakord në parim për marrëveshjen.

Po ashtu shtoi se draft projekti do të të specifikohet ditët në vijim dhe do t’i dorëzohet më pas Shqipërisë.

“Po”, do të zhbllokohet. Besoj më herët se sa e mendojmë. Historia e marrëveshjes në parim me Shqipërinë është diçka për të cilën unë jam veçanërisht i lumtur. Do mund të thoja dhe krenar. Shqipëria ka rënë dakord në parim dhe këtu duhet të vendosim emër, Edi Rama u dakortësua në parim me sa pikërisht i propozojmë dhe Turqisë. Se si konkretisht do të specifikohet në draft projekti për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, do duhet ta shohim në kuadrin e autorizimit që do t’i jepet qeverisë Rama nga presidenti shqiptar. Por parimisht, marrëveshja është e shkëlqyer, një marrëveshje shembull për Turqinë”, tha Dendias.

Dendias nuk la pa përmendur edhe miqësinë e Ramës me Erdogan duke thënë se të njëjtën marrëveshje që po bëjnë me Shqipërinë, do ia propozojnë edhe Turqisë. Sipas ministrit grek, Greqia nuk e ka në plan që të acarojë marrëdhëniet me Turqinë duke shpjeguar se cështja do të zhbllokohet.

“Të mos harrojmë se Edi Rama është mik i ngushtë i presidentit Erdogan, Shqipëria është vend mik i Turqisë. Unë besoj se mund të jetë njësoj vend mik edhe i Greqisë. Nuk e konsideroj një lojë të zhumëzuar me zero. Por Shqipëria, mikja e Turqisë, ra dakord, bëri marrëveshje pikërisht me të njëjtin propozim që i bëmë dhe Turqisë. Mendoj se ky fakt duhet të jetë qetësues për palën turke, përsa i përket qëllimeve greke”, tha Dendias.

I pyetur për njohjen e Kosovës nga Greqia, ai ka theksuar se është pjesë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve Beograd-Prishtinë dhe ka theksuar se Greqia dëshiron të luajë një rol pozitiv në këtë drejtim.

Komento

Komente

  • Arbëri: 28/04/2023 19:30

    Këti tradhtari duger më ia dhën att që i takon, ia Falk detin grekut, Durrsin serborusit kurse të ëmen Putinit

    Përgjigju
    • Arber e KE GABIM: 29/04/2023 09:40

      Ah mor Arber, sa te shkurter e keni kujtesen. Po mos te ishte per partine socialiste qe ankimoi ne Gjykate Kushtetuese marrveshjen e detit, i falur do ishte deti tek Greku (qe mos u ngopshin!). Po shiko te hapesh syte se i paske mbyllur me sa shof dhe jepi Cezarit ca i takon Cezarit thote shprehja ose rri shtrember po fol drejte he te keqen!!

    • Gabim: 29/04/2023 08:10

      Ia kishte falur Saliu më duket. Tani po bëhet marrëveshje tjetër për të rregulluar çorbën

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?