Denigrimi në rrjetet sociale, Malaj: Të krijohen mekanizma mbrojtëse! Lekatari: Duhet hapësirë ligjore për të drejtat digjitale! Kallanxhi: Mbyllja e profileve në Tik-Tok kërkon kohë

8 Janar, 16:07| Përditesimi: 8 Janar, 16:16

  • Share

Bullizimi dhe denigrimi në rrjetet sociale në jo pak raste ka rezultuar fatal për njerëzit, ku rasti i fundit është vetëvrasja e 41 vjeçares në Sukth të Durrësit, një ngjarje ku hetimet zbuluan se krahas talljes në Tik Tok, gruaja ka pasur edhe dhunë fzike e psikologjike nga bashkëshorti.

E ftuar në lidhje me këtë temë në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, sociologia Nora Malaj, thotë se rrjeti social Tik-Tok është mjeti dhe jo shkaku.

Sipas Malajt duhet të që insitutcionet shtetërore të japin zgjidhje të rasteve duke krijuar mekanizma mbrojtëse. Malaj nënvizoi se në institucione që ka bashkësi të njerëzve siç janë fasoneritë duhet të ndërtosh një rrjet që të këtë shërbime psikosociale.

‘Tik-Toku është mjeti por jo shkaku. Situata që na shfaqet është se e fillojmë Vitin e Ri me një përballje shumë të fortë, që familja ka filluar të shkallmohet. Institucionet shtetërore duhet të japin zgjidhje të rasteve duke krijuar mekanizma mbrojtëse. Jemi përballë një ngjarje që ka tronditur shoqërinë dhe që i ka rrënjët e thella. Rrjeti social ka qenë mekanizmi që ka ngacmuar problemin duke e kthyer në kryefjalë të thashethemnajës e cila ndikon individin. Indiferenca e shoqërisë, rrjetet sociale, janë bërë bashkë të cilat i kanë ulur vetëbesimin dhe e kanë detyruar të kryejë veprën ekstreme. Në institucionet që ka bashkësi të njerëzve siç janë fasoneritë duhet të ndërtosh një rrejt që të ketë shërbime psikosociale. Duhet ta vendosim në ligj.’- tha Malaj.

Ndërkohë gazetarja Zhaklin Lekatari, thotë se duhet të krijohet një hapësirë ligjore me kartën e të drejtave digjitale.

‘Situata e Bedries është një situatë e komplikuar, nuk kemi të bëjmë vetëm me ngjarjen me emocionet e saj apo me amplifikim që ka ndjerë pas profilit në Tik Tok, ngjarjet apo deklarata është se situata mes çiftit ka qenë e agravuar dhe ka jetuar në një dhunë sistematike për shumë vite. Kjo zonjë përpos e denigruar ka pasur marrëdhënie jo të mira bashkëshortore familjare me një burrë që e ka cenuar atë fizikisht dhe mendërisht. Sa i takon dhunës verbale në Tik-Tok, dhuna virtualë mund të nxisë këtë ndjenjë që qëndron në këtë cunamin e vogël, mund të rikthehet pas një jave. Nëse ne do të vendosim se kush është fajtori është vetëm Tik Toku apo shoqëria dhe mentaliteti i saj janë të ndërthura.  Dhuna verballe mund të çoj në vetflijim. Unë besoj se s’do të jetë as e fundit. Të krijohet hapësira ligjore me kartën e të drejtave digjitale.’- tha Lekatari.

Nga ana tjetër eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi thotë se mbyllja e adresave false kërkon shumë kohë.

‘Tiko-Toku një nga problemet që ka është se të dhënat e Evropineëve nuk qëndrojnë në Evropë por në Kinë. Janë të vështira që të mbyllen, sidomos kur kemi të bëjmë me një qytetar të thjeshtë. Është thuajse e pamundur. Qytetari duhet të luftojë me veten, pasi kur shkon dhe denoncon i thonë se ça është ky krimi kibernetik. Në Tik-Tok është e vështirë që ta çojë prokuroria pasi ka procedura që zgjasin me muaj. Rrjetet sociale është thuajse e pamundur për t’i izoluar.’- thotë Kallanxhiu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?