Trajneri i Lyon në Francë, Paulo Fonseca është pezulluar me nëntë muaj pas veprimeve aspak normale në ndeshjen kundër Brest në Ligue I dhe goditjes me kokë kundër arbitrit Bastien Millot.
Fonseca u përjashtua nga fusha, por gjërat u përshkallëzuan kur ai afroi kokën drejt ballit të arbitrit dhe i bërtiti në fytyrë. Ai është pezulluar deri më 30 nëntor, pra për nëntë muaj.
Portugezi është i ndaluar të jetë në dhomat e zhveshjes deri më 15 shtator, para dhe pas ndeshjeve. Ndërkohë, deri më 30 nëntor 2025 ai nuk ka akses në stol.
Gjyqtari Millot më vonë foli për L’Equipe dhe tha se ndihej i frikësuar.
“Ai më hodhi një shikim frikësues dhe unë vendosa ta largoja direkt. Vazhdoi të dilte jashtë kontrollit. Ai kishte një qëndrim edhe më intensiv. Nuk pata kohë të bëja as vendimin përfundimtar, i cili rezultoi të mos jepej penallti”, tha gjyqtari Millot për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.
Fonseca kërkoi falje më pas, duke pranuar se ishte “gjë e gabuar për t'u bërë”.
?✅ | ???: Former #ACMilan manager Paulo Fonseca has been handed a 9-month ban for ????. ???
— Milan Xtra (@MilanXtra) March 5, 2025
The current Olympique Lyonnais boss is suspended until November 30th. Fair or not? ??⚫️pic.twitter.com/GoUNvKsj9S
Komente
