Ambasadorja Yuri Kim

Kronikë

Dënimi i Llallës me burg, Yuri Kim: Gjë e mirë që drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar! Askush nuk është mbi ligjin

22 Shtator 2021, 17:59| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 18:24

  • Share

Drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Kështu e ka komentuar ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dënimin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla me 2 vite burg. Askush nuk është mbi ligjin, shkruan Kim, e cila inkurajon prokurorët të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar.

“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm,  të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin,” ka shkruar Kim.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, u dënua me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë. 

Në vitin 2017 ambasadori amerikan i asaj kohe Donald Lu e akuzoi publikisht Adriatik Llallën se prej 18 muajsh ka folur kundër reformës ne drejtësi. Llalla paraqiti dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë duke i shpëtuar vettingut, por 3 vite më vonë DASH  e shpalli 'Non Grata' si të përfshirë në korrupsion.

 


Lajmi kryesor:

Drejtësia e re kap 'peshkun e parë të madh', përfundimisht 2 vite burg për Adriatik Llallën! SPAK: Të ekzekutohet vendimi! Ish-kryeprokurori, zyrtari më i lartë që do shkojë në qeli


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?