Fotoja që TWP ka përdorur për kreun e PD-së, Lulzim Basha

Politikë
Top 24

Dënimi i Bashës për shpifje bën 'xhiron' e mediave botërore, 'TWP': Lufta kundër korrupsionit përparësi për Shqipërinë

21 Janar 2019, 20:11| Përditesimi: 21 Janar 2019, 20:30

  • Share

Mediat e huaja kanë publikuar lajmin për dënimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në gjyqin me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.(SHIKO KËTU) Një prej tyre është është edhe prestigjozia amerikane “The Washington Post”.

Përveç "TWP", lajmi është publikuar dhe në disa prej agjencive mediatike në SHBA dhe në Australi. Bëhet fjalë për: Greens Boro; Neëser; Fox 5; Herald Courier; Star telegram; etj.

“Lufta kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet përparësi kryesore për Shqipërinë, e cila po kërkon të nisë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian më vonë këtë vit,”-shkruhet në artikullin për Bashën.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u dënua ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës për shpifje ndaj akuzave të lidhura me trafikimin e drogës që ai i bëri kreu të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?