Dënimi i Belerit, Adriatik Doçi në 'Përballje': Shqipëria i dha mesazh Athinës zyrtare! Avokati Kujtim Cakrani: Lë qelinë në tetor

25 Qershor, 17:01| Përditesimi: 25 Qershor, 22:20

  • Share

Gjykata e Apelit të Posaҫëm, dënoi sot Fredi Belerin me 2 vite burg, duke lënë kështu në fuqi vendimin e GJKKO.

Ky vendimi i gjykatës, u diskutua në emisionin 'Përballje' në Report Tv, ku gazetari Adriatik Doçi, u shpreh se ishte mesazh i qartë nga Shqipëria për Athinën zyrtare.

Ai tha se ky vendim është edhe një mesazh për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët e vendosën Belerinë si kandidatë për kryetar të Bashkisë së Himarës.

“Vendimi është mesazh që drejtësia dhe Shqipëria i jep Athinës zyrtare. Po ashtu, ky vendim është edhe një mesazh për ata që janë pjesë e linjës së Berishës dhe Ilir Metës. Beleri është peshqesh dhe një lloj skenari i Berishës dhe Metës për qëllime të caktuara politike, ata e kandiduan qëllimisht në Himarë, atë sepse mund të kishin zgjedhur edhe një përfaqësues tjetër. Ai akuzohet për Masakrën e Peskopisë dhe ende nuk është ndëshkuar për atë dhe këtë lloj personazhi Meta dhe Berisha e paraqesin dhe e vendosin si kandidatë në Himarë”, tha ai.

 Për gazetarin Adriatik Doçi vendimi i gjykatës ishte i pritshëm, ndërsa theksoi se tani i hapet rrugë zgjedhjeve për kryetar të ri të Bashkisë së Himarës.

"Vendimi ishte i pritshëm dhe ka pasur raste kur gjykata e Apelit është treguar më e ashpër se Gjykata e Shkallës së parë, vepra e tij parashikohej deri në 5 vite burg. Vendimi është i formës së prerë dhe nga sot Beleri konsiderohet i dënuar për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe me këtë vendim i hapet rruga zgjedhjeve të reja në bashkinë e Himarës. Vendimi i gjykatës së Apelit me këtë vendim automatikisht vihet në lëvizje presidenti që të shpall zgjedhjet e pjesshme në Himarë", tha ai. 

Të arrestuar politik, e cilësoi avokati Kujtim Cakrani, Fredi Berlin, ndërsa tha se ai pritet që të lërë qelinë në tetor.

Cakrani theksoi se pas këtij vendimi Brukseli nis betejën ligjore ndaj Shqipërisë, pasi Beleri është zgjedhur eurodeputet dhe për Brukselin, ai nuk konisderohet i dënuar. 

“Beleri duke marr parasysh paraburgimin i bie të lërë qelinë në mesin e muajit tetor.  Çështja Beleri u kthye në çështje politike, iu bë një arrestim politik dhe ai është tashmë një i burgosur politik. Fakti që ka folur drejtësia nuk do të thotë se drejtësia është korrekt me ligjin. Besoj se Fredi Beleri është i dënuar politik. Beleri është edhe i zgjedhur edhe eurodeputet dhe beteja tjetër ndaj shtetit shqiptar sapo ka nisur nga Brukseli, sepse për Brukselin Beleri është një qytetar i padënuar dhe natyrisht kjo do të ketë përmasa të tilla që do të ketë pasoja për Shqipërinë”, tha ai.

Por, avokati Arbër Hoxha kishte një tjetër këndvështrim për këtë çështje.

Ai tha se Beleri është kapur në flagrancë duke vjedhur vota dhe duhet që të kryejë dënimin që i është dhënë.

“Ndajnë këndvështrim të ndryshëm nga Cakrani, ai është zënë me presh në duar dhe në kushtet e flagrancës. Gjykata i ka dhënë një dënim të merituar në raport me prova dhe me faktin penal.  Në këto kushte duke qenë se nuk kishte ankim të prokurorit Gjykata e Apelit e kishte rreptësisht të ndaluar që të rris masën dhe llojin e dënimit dhe në kushte patjetër që do të qëndronte në fuqi vendimi i Shkallës së parë dhe nuk kisha asnjë pritshmëri të ndryshme nga ky vendim. Beleri duhet që të përfundojë dënimin pastaj mund të shkoj ku të dojë ai”, tha ai.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?