Fran Frrokaj dhe Gazment Bardhi

Dënimi i ish Kryebashkiakut të Lezhës, PD: Vendimi i ndikuar nga politika, Frrokaj ka punuar me ndershmëri

17 Shtator 2020, 14:49| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 14:54

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për vendimin e gjykatës për ish-kreun e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, i cili u dënua me 4 vite burgim.

Gjykata vërteoi akuzat për tjetërsimin e pronave në zonën e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin.

Sipas PD-së gjykimi ka pasur mungesë transparence dhe ndërhyrje nga politika. Ata kanë lajmëruar se Frrokaj do ta apelojë vendimin në shkallët e tjera të drejtësisë.

Partia demokratike ka vlerësuar punën e Fan Frrokaj në krye të Bashkisë së Lezhës, pavarësisht se është shpallur fajtor për tjetërsim pronash.

"Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën.  Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi", deklaroi Bardhi.

Komento

Komente

  • MUKAÇI SUNTAUL: 18/09/2020 11:13

    ORE GAZ ZIU PO KTË MALOKUN TAT KOK PA LAR FRAN FROKAJ E NJEF GJITH SHQIPRIA QË ËSHTË HAJDUT ORDINER E TI MOR GAZI PLER DEL E E MBRON O GAZI HAJVON. TI MOR KARABUSH O GAZI QË S'MUSH NUK E KUPTON QË DISKRETITOHESH PO TI SDO ME DIT DO VETËM ME SIGURU TATHIN E THUPËS SI EDI PALOQE KOMPLET LOQE.

    Përgjigju
  • MU KA ÇU E SUN TA UL: 17/09/2020 15:37

    O gazment ziu po pye Edi Rama është gjykatës mor derdimen. Po ky palaço juaj është kryehajdut e njef gjith veriu o bardh derdimeni o guaku partis antishqiptare. Po do ta marësh përgjigjen në 2021.

    Përgjigju
  • Tore B...: 17/09/2020 15:29

    O Gazii boll i dhe kavallit. Nepi sumes se. Ate zanatke ti dhe une

    Përgjigju
  • Lezha: 17/09/2020 15:02

    O idjot e din populli sa me ndershmeri ka punua qe kur ka qene kryetar komune e deri ne bashki.eshte denua shum pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?