Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kronikë
Top 24

Dënimi i PD për shpifje ndaj Veliajt, Basha sulmon gjyqtaren: Kamikaze e korruptuar

23 Tetor 2018, 16:55| Përditesimi: 23 Tetor 2018, 18:02

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër pas dënimit të PD nga Gjykata e Tiranës me 1 milion lekë, për shpifje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kreu demokrat sulmon gjyqtaren e Tiranës që ka dhënë vendimin, Regleta Panajoti, duke e quajtur kamikaze e korruptuar. Sipas tij, dënimi i anëtarit të këshillit bashkiak demokrat, Akil Kraja pse denoncoi Veliajn për rritjen e çmimit të ujit, nuk do t'i mbyllë gojën opozitës.

As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Gjykata e rrethit gjyqesor Tiranë ka dënuar sot Partinë Demokratike për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor paraditen e sotme dhe sipas verdiktit të gjykatës, PD-ja i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Veliaj kishte hedhur në gjyq për shpifje këshilltarin bashkiak të PD, Akil Kraja, për një akuzë të këtij të fundit lidhur me rritjen e çmimit të ujit në jryeqytet.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama e përshëndeti këtë vendim, duke e cilësuar atë si inaugurimit e "Fondit të Edukimit" që është hapur në PS, i cili do të mbledhë paratë e fituara nga gjyqet dhe do t'i investojë për kopshte dhe shkolla. Ai tha gjithashtu se ka gati 12 paditë e para antishpifje, të cilat do t'i dërgojë në Gjykatë.

Komento

Komente

  • Froku: 24/10/2018 09:10

    Ke te drejte se dhe basha pjella e Enverit eshte gjaku i tij.Duhet et beje adn

    Përgjigju
  • vlorA: 23/10/2018 17:23

    IK MOR PALLE

    Përgjigju
    • Robshi: 23/10/2018 17:38

      Shtypja koken morrave te kuq

  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?