Dënimi i Salianjit, analisti Meçe për Report Tv: Në emër të tij, Berisha do zbatojë planin për mbrojtjen e vetes! Banushi: Grupi i PD presion gjykatës

26 Shtator, 19:15| Përditesimi: 26 Shtator, 20:06

  • Share

Analisti Arben Meçe ka komentuar në Report Tv vendimin e Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD, Ervin Salianji për kallëzim të rremë. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Meçe u shpreh se PD i ushtroi presion gjykatës, ndërsa gjithë grupi parlamentar u paraqit në seancë.

Sipas Meçes, ky është një veprim i shëmtuar dhe thotë se dënimi i sotëm tregon që mbrojtja politike nuk funksionon më.

“A kishte gjë më të shëmtuar kur gjithë grupi i PD shkon në gjyq, ishte veprimi më i shëmtuar. Është bullizim i sistemit të drejtësisë, pse vajti gjithë grupin, kujt do i bëjnë presion. Çdo të thotë, pa marrë vendimin gjykata, gjithë grupi futet në seancë dhe i bën presion gjykatës. Vetëm për këtë arsye do doja që ti ndërpritet përfundimisht rruga e mbrojtje politike kujtdo. Mësimi i parë që u mor, mbrojtja politike nuk pi ujë më.

Nga masat e manipulimit, nuk ishte një provë ordinere që i bëhet kujto, ishte ndaj ministrit të brendshëm të Republikës së Shqipërisë është numri dy i qeverisë që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Për përmasën e dytë, sot Shqipëria është bërë një kazan i vërtetë i akuzave të rreme. A duhet ti japim fund kësaj situata? Kësaj i jepet fund duke u paraqitur të gjithë në gjyq dhe vendimi i gjykatës është i padiskutueshëm”, tha Meçe në Report Tv.

Nga ana tjetër, edhe gazetarja Keti Banushi shprehet se deputetët e PD me praninë  etyre ushtruan presion gjykatës.

“Kjo ndodh vetëm me deputetët e PD, kërcënojnë gjyqtarët, të kishte qenë një person i thjeshtë të bënte atë që bëri Bardhi, mund të hapej precedent,. Ai kërcënoi hapur. Mbrojtjen që bëri në seancë Salianji, më shumë u kap me avokatin e Geron Xhafës, se sa bëri mbrojtje për vete. Vazhdonin mbrojtje politike. Kërkojnë të bëjnë politikë dhe presion”, u shpreh Banushi.

Ndërkohë, Meçe shton se me dënimin e Salianjit, PD do të futet në një lëvizje ekstreme dhe se sipas tij, Berisha do ta përdorë këtë rast për mbrojtjen e tij.

“Kupola e PD ka reaguar ashpër, të gjithë pa përjashtim. Lëvizje në ekstrem, mbrojtje e Salianjit. Ne kemi 10 ditë që po merremi me Berishën, goditje më e rëndë për PD se goditja që iu bë Berishës nuk ka. Mbrojta politike që iu bë Berishës s’duhet të ishte me përmasa më të mëdha, ndërsa Salianjit po i bëhet me këtë agresivitet. Përse? S’mund ta bënte për çështjen e tij, se do penalizonte PD. Tani i ka ardhur rasti, në emër të Salianjit do zbatojë planin për mbrojtjen e tij. Vendimi i sotëm i PD është kalimi në ekstrem i vendimmarrjes politike. Berishës dosja i dha mesazhin që PD s’ka të ardhme politike”, tha Meçe.

Gjykata e Apelit ka dënuar përfundimisht me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salinji për akuzën e kallëzimit të rremë. Në një seancë të mbushur plot me deputetët e PD, gjyqtarët shpallën vendimin e cili do ta mbyllë në qeli Salianjin. Vetë deputeti e quajti proces politik, ndërsa ky vendim i Apelit mbyll një sagë që nisi me publikimin e përgjimit të stisur në pranverën e vitit 2018.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?