Fatos Hoxha, ish-deputet i PD-së

Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, ish-deputeti i PD, Hoxha: Drejtësia i bëri shërbim popullit dhe politikës shqiptare, rrëzoi një nga modelet më të shëmtuara!

27 Shtator, 14:47| Përditesimi: 27 Shtator, 14:54

  • Share

Teksa reagimet për dënimin me 1 vit burgim për kallëzim të rremë në dosjen “Babale” të deputetit Ervin Salianji vijnë nga i gjithë faktori politik dhe mediatik, nuk mungojnë edhe ish-ligjvënës të opozitës.

Mes tyre edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, i vili ka komentuar shkurt dënimin e djeshëm (26 Shtator) me formë të prerë të Apelit të Tiranës, ndaj deputetit demokrat.

Ai përshëndet vendimin e drejtësisë së re, duke theksuar se “rrëzoi një nga modelet më të shëmtuara të ‘politikanit të ri’ në tranzicionin shqiptar” dhe se “drejtësia i bëri shërbim popullit”.

“Dje, drejtësia i bëri një nga shërbimet më të mira popullit dhe politikës shqiptare. Rrëzoi një nga modelet më të shëmtuara të “politikanit të ri” në tranzicionin shqiptar”, shkruan Hoxha.

Ditën e djeshme, trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit, me magjistratë Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati, lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, të 18 Dhjetorit 2019, e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’, lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale, dhe e kishte dënuar me 1 vit burg.

Aktualisht Prokuroria e Tiranës kërkon ekzekutimin e vendimit nga Policia dhe ka vënë në dijeni gjithashtu Kuvendin, teksa pas zbatimit Salianji humbet automatikisht edhe mandatin e deputetit. Izolimi do bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Postimi i Fatos Hoxhës

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Na ruajt zoti: 27/09/2024 17:01

    Paska njerëz të kthjellët e dinjitozë

    Përgjigju
  • Gentjan Lela Çafai: 27/09/2024 15:03

    Fatos Hoxha bravo tē qoft pēr karakterin e dinjitetin qē ke dhe flet realitetin. Tē till njerēz i duhen partis demokratike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?