Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Klosi në Report Tv: Të shkoj në burg, t'i shkruaj në libër denoncimet! U inskenua një skenë e tërë për të denigruar Xhafajn

27 Shtator, 14:53| Përditesimi: 27 Shtator, 15:09

  • Share

Opozita e ka cilësuar dënimin e deputetit të PD Ervin Salianjit me një vit burg si një vendim politik.

Lidhur me këto akuza ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu u shpreh se u inskenua një skenë e tërë që të denigrohej ministri i kohës Fatmir Xhafaj përmes vëllait të tij.

“Po ca do të thotë për të gjitha politik do të thotë dhe ky u mburr e është i pari që është dënuar politikisht, po edhe të tjerë Fatos Nano bëri 4 vite dhe doli i pafajshëm, pra ishte dënim i pastër politik. Dhe e dyta po e mban veten si njeriu që ka dënuar krimin, ai është dënuar për një gjë konkrete të tjerat le ti shkruaj në një libër nëse ka bërë kaq shumë denoncime, tani duhet që të bëjë burgun për çështjen Babale. U inskenua një skenë e tërë që të denigrohej ministri i kohës”, tha ai.

Lidhur me ngujimin në selinë e PD, që Salianjin ta mbajnë në seli dhe që urdhri të mos ekzekutohet, Klosi tha se këtë e bëjnë vetëm për ti treguar elektoratit të tyre mosbindje ndaj drejtësisë.

“Interesante është, do na bëjnë për të qarë. Këto janë për ti mbajtur njerëzit e tyre me shpresën se ne jemi akoma. Nuk kanë një program, nëse nesër marrin qeverinë ca do të bëjnë këtë të na thonë. Ka shumë vite që e dëgjojmë këtë mosbindjen civile dhe tani që janë në periudhën më të keqe, po kur janë 10 vet që nuk binden i merr policia dhe i plotëson ndonjë procesverbal, mosbindja kërkon më shumë se gjysmën e popullsisë, me kaq sa i venë këtyre në protestën e bashkisë nuk bëhet mosbindje civile”, tha ai.

Sa i takon akuzave të opozitës se kryeministri Rama po ‘shkatërron’ opozitën, Klosi tha se opozita është duke u shuar vet.

 “Ajo po shuhet vet. Këta thonë ne bëmë këtë. Ai sistem ra në botë dhe ra dhe këtu po këta thonë ne e rrëzuam dhe jemi partia e parë. Po ata provuan 8 vite pushtet dhe i rrëzoi populli”, tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 27/09/2024 15:46

    Interesant eshte fakti qe edhe Klosi qenka merzit me faktin qe Xhafaj, Fatmir u ekspozua per lidhjet e drejtperdrejta dhe te terthorta me krimin e organizuar. Dhe ne kohen e sotme, keto jane krime.

    Përgjigju
    • Turi: 27/09/2024 18:29

      Fatmir Xhafa është personalitet, njeri i shkëlqyer dhe familjar shëmbullor. E çpërgjeqësi duhet të ketë ai për vëllanë ?! Salianji, të kërkoj të drejtën e tij , nëse ka, në gjykatat më lart.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?