Vendimi i Gjykatës Speciale, që dënoi me 26 vjet heqje lirie ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, vendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë, ka sjellë edhe reagime në politikën në Kosovë. Hisen Berisha, ish-komandant i UÇK-së në një interviste për Report Tv tha se vendimi është politik dhe jo i bazuar në fakte. Sipas tij, krimet e trafikimit janë monstruoze, por që nuk mund t’i atribuohen UÇK-së.
'Ne nuk kemi pasur ushtri të formuar ne kemi qenë në okupim lufta jonë është bërë vullnetare. Në vitin 98 ishin vetëm 200 vetë. Ishin një grusht njerëzish që me armatime që i kemi marrë në Shqipëri me forma të ndryshme. Krimet e trafikimit janë më monstruoze por askush nuk mund ti atribuohen UÇK. Baza juridike e gjykatës Speciale duhet të rishikohet. Vendim ishte politik nuk ishte o bazuar në fakte dhe prova.’- tha Berisha.
Ngritja e Gjykatës Speciale tha ish-komandanti i UÇK-së ka qenë domosdoshmëri.
‘Ka qenë domosdoshmëri. Hashmi Thaçi ka bërë një veprim që t i hapur rrugë krijimit të shtetit. Disa të papjekur se thonë se e ka bërë me qëllimin për të çuar në burg ish-udhëheqësit, janë tendenca për të krijuar një narracion anti-UÇK, për të rrënuar themelet e shtetit. ‘- tha Berisha.
Duke u ndalur tek heshtja e Vjosa Osmanit, e cila nuk ka reaguar pas vendimit të gjykatës, Berisha tha se kjo është një gjë e turpshme.
‘Presidentja e paturpësisht e shpërfaqi veten e saj në fjalën që mbajti në Kuvend, ajo duhet të jetë faktor i unitetit të popullit dhe diplomacisë. Ata që gjykohen në Hagë sot janë prokupim i presidentes, ata njerëz që janë sot në Hagë i kanë familjet këtu. Ka qenë fjalimi më skandaloz që uroj të mos përsëritet më. Historia do të tregojë që janë njerëz që nuk kanë merituar të qeverisin vendin.’- tha ai.
Sipas Berishës, qeveria shqiptare duhet të ketë një rol më të fuqishëm në diplomaci.
‘Qeveria shqiptare duhet ta ketë kujdes qeverisën e Kosovës. Historia shqiptare duhet të intoksikoje sa më shumë veprimin. Duhet të kërkohet dhe shqyrtimi i bazës juridike të kësaj gjykatë. Ata kanë qenë të vetëdijshme. Ne kemi bërë një luftë të pastër. Qeveria shqiptare duhet të ketë një rol më të fuqishëm në diplomaci.’- u shpreh Berisha.
Per mbi 10 mije shqiptare te vrare,mbi nje miklion te debuar me dhuan, 20 gra shqiptare te dhuanuara,mbi 750, mije objkete,shkollash xhamish,teqeshe institucionesh te ndryshme,shtepi banimi dhe ndihmes objekete shqiptare te renuara dhe mbi njemilon shqipt6are te debuar,20 mije femra shqiptare te dhunuara dhe asnje serbe nuk u denua me denim te ketij niveli,siç u denua k omandant Cali pa deshmuar vrasjet,ndalimet dhe trajtimet e ndonje bashkepunetori te shtetit okupues seerbe, ndaj te cileve vepron çdo lufte çlirimtare ne gjitha mjediset dhe koherat e praktikeas luftarake,prvec UCK,ku pa_Drejtesia nderkombetare merrm vendime te paligjshme.Ky eshte trishtimi i se drejtes,kur institucioni i se drjetes,merr vendime te padrejta.sic thone klasiket,
PërgjigjuNderkombetaret po bejne gabim shume te madh duke perkedhelur Serbine me leshime si Associacioni i Komunave me shumice serbe, me lejimin e ushtrise serbe te vendoset ne territorin e Kosoves, leshimet e targave nga Serbia etj. etj si edhe premtime per investime. Serbia e tregoi vehten se eshte nje Rusi e vogel ne Ballkan, me mosvendosjen e sanksioneve nda Rusise, me hapjen e dyerve te dhjetra kompanive ruse qe te vendosen ne Beograd per t'iu ikur sanksioneve, me mundesine qe kane keto kompani te levizin pa viza si serb neper Evrope etj. etj. Nuk kuptohet se kush po ben keto leshime BE apo SHBA apo ndonje ndermjetes funksionar i korruptuar qe nuk po mungojne te gjenden ne Parlamentin Evropian.
PërgjigjuKu i gjeni këta kriminel ordiner të intervistohen o njerz…! Po po këta kriminel ordiner janë të përzgjedhurit e Edvin shkjaut shqipfolës
PërgjigjuKrimineli më i madhë je ti ktu ldk komunisti