Shullazi në seancë gjyqësore

Kronikë
Top 24

Dënimi i Shullazit, ambasada britanike: Mirëpresim vendimin, krimi përkeqëson ekonomitë dhe dëmton komunitetin

14 Nëntor 2018, 16:13| Përditesimi: 14 Nëntor 2018, 16:34

  • Share

TIRANË- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar me anë të një statusi në Twitter ka përshëndetur dënimin e gjykatës ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Mirëpresim vendimin e Gjykatës Shqiptare për dënimin e gjatë që iu dha Emiljano Shullazit dhe bandës së tij. Krimi i rëndë dhe i organizuar vazhdon të përkeqësojë ekonomitë tona, shkatërron jetë dhe dëmton komunitetet tona.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar

Ky reagim pozitiv pas dënimit të Shullazit dhe bandës së tij nga ana e britanikëve vjen pas atyre të Ambasadës Amerikane dhe Gjermane, të cilat e cilësuan këtë vendim si hap domethënës të drejtësisë shqiptare.

Ditën e djeshme, pas dy vitesh dhe rreth 50 seancash, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 14 vite burg "kokën" e bandës Emiljano Shullazi për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?