Saimir Tahiri në Gjykatë, ditën e dhënies së dënimit

Dënimi me 3 vite e 4 muaj burg, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri depoziton rekursin! Kërkon pafajsi në Gjykatën e Lartë

27 Prill 2022, 09:09| Përditesimi: 27 Prill 2022, 13:13

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar në Apelin e GJKKO rekursin mbi dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Kujtojmë se më herët ka qenë SPAK që ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që ish-ministri të përballet edhe me akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, SPAK kërkoi prishjen e vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese. Më pas ka qenë ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaled Çela, i cili ka depozituar në Apelin e GJKKO  rekurs, duke kundërshtuar dënimin me 3 vite e 4 muaj burg. Me këtë rekurs Saimir Tahiri kërkon pafajsinë në Gjykatën e Lartë. 

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 27/04/2022 17:18

    Po ne burg te rish se e ke hak te gjitha pislleqet qe bere dhe parat qe merje nga drejtoret qe vije e kishe te majme doren nga nje 150 mije eur merje per vlore dures korc gjirokaster apo i harove plus cfare te sillnin cdo muaj ata te dursit e po mikun ten shullazin apo e harove ska drejtesi ne vend po e lane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?