Dënimi me 3 vite e 4 muaj, Saimir Tahiri kërkon pezullimin në Gjykatë të Lartë: Jam i rrezikuar nga subjektet e krimit

22 Prill 2022, 11:44| Përditesimi: 22 Prill 2022, 12:13

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie dhe po vuan dënimin në burgun e Fierit, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg.

Në kërkesën e siguruar nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta, Tahiri thotë se vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin, ndërsa ka theksuar se është i rrezikuar nga subjektet e krimit.

Tahiri pretendon se me vendim për dënim të tij, vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit është vënë në ekzekutim menjëherë në kundërshtim me kërkesat e ligjit dhe në shkelje te të drejtave dhe lirive themelore të shtetasit Saimir Tahiri, pa respektuar procedurën ligjore.

“Duke parashtruar se në rastin konkret vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim e të pandehurit Saimir Tahiri, mund të spasjellë pasoja të rënda për vetë të pandehurin si dhe për familjen e tij.  Kështu, Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendëshëm të Republikës së Shqipërisë ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana  tjeter edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme. Nga rekursi bashkëlidhur është e qartë që vendimi nr.03, datë 04.03.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një vendim i marrë në shkelje flagrante të ligjit sa i përket procesit të rregullt ligjor dhe vijimi i ekzekutimit të tij cënon rëndë jo vetëm interesat e të dënuarit Saimir Tahiri, por edhe të drejtësisë. Në këto rrethana ndodhemi përpara kushteve dhe rrethanave të parashikuara në gërmën “c” pika 1 të nenit 476 të K.Proçedurës Penale ku parashikohen rastet e shtyrjes se ekzekutimit të vendimit dhe ne referencë të të pikës 1 të nenit 417 të K.Proçedurës Penale,  kërkojmë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që sa më sipër mbasi të shqyrtojë këtë kërkesë të vendosë”, thuhet në kërkesën e Saimir Tahirit.

Kujtojmë se disa ditë më parë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin. SPAK e konsideron vendim të gabuar që ish ministri Tahiri të dënohet vetëm për shpërdorim detyre, por se ka prova të mjaftueshme që ai të përballet edhe për veprat penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal. Për këtë arsye SPAK kërkon prishje të vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese.

Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre, por sipas SPAK ish ministri ka kryer veprat penale të trafikimit të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal duke u krijuar kushtet dhe lehtësira anëtarëve grupit kriminal të Moisi dhe Florian Habilajt.

Në rekursin e  SPAK thuhet se Moisi dhe Florian Habilaj ka pasur mbështetjen e efektivëve të shtetit duke u krijuar lehtësira në kryerjen e trafikut të drogës.  Këto lehtësira sipas SPAK është e faktuar në episodet e dokumentuara të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

Gjithashtu SPAK thotë se është faktuar se mes Moisi dhe Florian Habilaj dhe punonjësve të ministrisë së brendshme dhe policëve të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë pasur komunikime të vazhdueshme, që për SPAK është provë në marrëdhënien e tyre të aktivitetit kriminal.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri po vuan dënimin në burgun e Fierit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juristi: 22/04/2022 20:41

    Nga subjektet e krimit ti nuk ke pse të kesh frikë, ti nuk ke qenë polic po ministër, ti nuk ke arrestuar apo urdhëruar arrestime. Po I ke banda rivale ke të drejtë të ndërrosh burgun, po jo të pezullohet vendimi.

    Përgjigju
  • Genti: 22/04/2022 14:29

    Na plasi Gari se je I rrezikuar, ishalla ta shkerdhejne motren aty Brenda.

    Përgjigju
  • Fran k: 22/04/2022 12:22

    Oooo saje o ylli botes o 1 i droges. Po ti sikur ishe teim e ste bente pershtypje burgu apo tani po e kupton se nuk eshte shaka.

    Përgjigju
    • @ Fran K: 22/04/2022 14:37

      Hahaha sa bukur ja ke thene hahaha o yll i kanabisit dhe 1shi i kokaines. Cojeni tek miku i tij i ngushte Shullazi se e mbron ai. Ose mos do ta bej burgun tek Ferma One ne baldushk se e ka bere me parate e b***s jo te ballit. Ti thote trafikantit Armand Lilo ti ndertoje nje burg me vete me parate e aksioneve qe ka te Arlis ndeetim.Ehh more Saje te vjen per vizute Lani i Ishes, a te sjell ndonje pakete. Ti nuk ke problem kriminelet por bandat rivale qe godite ne menyre selektive kur ishe minister. Ke harruar kur shkoje me motor te P. Gjoka te Rozava dru ne kokaine. Te njohin mire njerezit o Saimir mos e mundo me veten.

  • Mari: 22/04/2022 12:21

    Ty more burgaxhi ste dhjet kush se behet pis prandaj rri e bej burgun se pak ke marre. Saper burgun qe po ben te garantoj se problemet me ty do fillojne kur te dalesh jo sa kohe je brenda.

    Përgjigju
  • Xhixhi: 22/04/2022 12:08

    Edhe aq i ke pak. Prite rekursin e Spak.

    Përgjigju
  • Loni: 22/04/2022 12:01

    Po kush te luan ne burg ty ore boss! Ke fuqine e parave or mik! Lumsi atij qe I ke Rene ne dhome!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?