Rithemelimi e ka konsideruar si një tallje me drejtësinë vendimin e GJKKO-së për dënimin me 8.8 vite burg të Hekuran Markut, truprojës së ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokrateike të Berishës, Floriana Garo tha se dënimi i vartësit tre herë më shumë se vetë Saimir Tahiri tregonte politizimin e drejtësisë në Shqipëri. Ajo tha se përgjimet e botuara nga gazeta BILD, tregonin se Tahiri ishte kreu i trafikut të lëndëve narkotike drejt Italisë.
“Dënimi i truprojës së ish-ministrit Saimir Tahiri me 8.8 vjet burg, me akuzën e grupit të strukturuar kriminal, është një tallje e hapur e drejtësisë shqiptare me veten dhe me opinionin publik. Sa për kujtesë, shefi i tij, ministri kampion i “qeverisë Rama 1” është dënuar me 3.4 vjet me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dënimi i vartësit të drejtpërdrejtë me trefishin e dënimit të shefit dhe me trefishin e akuzës është kujtesë e hidhur e politizimit të drejtësisë në Shqipëri. Nëse u ktheheni përgjimeve të botuara në gazetën BILD, e mbani mend se Sajmir Tahiri, siç del qartë nga bisedat, nuk ishte një emër rastësor në rrjetin e narkotrafikut me Italinë, por Il Padrino i operacionit”-tha Garo.
Gjithashtu Garo tha se të gjithë detajet tregonin se vetë kryeministri Edi Rama ishte i përfshirë në këtë çështje si drejtues i organizatës së trafikut.
“Nëse i kujtoni faktet e publikuara nga ish-komisari Dritan Zagani, del e qartë se shkarkimi dhe përndjekja e tij, erdhi pasi ai interferoi me kushërinjtë e ministrit Tahiri, Habilajt e famshëm.
Nëse ktheheni mbrapa në kohë do iu shfaqet Audi i famshëm A8 i ish-ministrit, me të cilin kushërinjtë e tij, pjesë e një strukture kriminale trans-adriatike kalonte çdo postbllok policor sepse “ishte makina e shefit”. Të gjithë këta tregues janë provë e pakundërshtueshme, jo vetëm e përfshirjes së ministrit të Edi Ramës, por edhe të rolit drejtues që kishte ai në krye të organizatës”- shtoi zëdhënësja e Rithemelimit.
Ditën e djeshme, GJKKO ka vendosur dënim me 13 vite burg për Hekuran Markun, që përfiton me gjykim të shkurtuar. Ai do të qëndrojë pas hekurave për 8 vite e 8 muaj. Ish truproja i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Marku u arrestua në Gjermani me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkoi dënim me 12 vite burg por GJKKO vendosi 1 vit më shumë. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, në të cilin u vendosën në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.
Truproja e ish ministrit të Brendshëm, u vu në pranga në gusht të vitit 2021, i akuzuar si pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, në vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në atë kohë, sipas SPAK, Marku bashkëpunoi me katër italianë dhe një bashkëkombas, Eltjon Bregun, në trafikimin e rreth 1 ton kanabis drejt Italisë me kolegun e tij Agustin Deda.
Po kjo PD e quajtur e Berishe,qe nenkupton edhe per PD te tjera qe, nuk jane prone e Berishes,po e ndonje Berishe tjeter.Kur do ta dergoje "Kryetarin Historike" po me histori tjeter nga ajo qe aludohet, ne pergjegjesi per gjithe ato vepra e krime te kryera, qe nga 'zgrabita" e partise PD e deri te vrasjet ne Gerdec dhe ato te 21 janarit ne Tirane?!!
Përgjigju