Përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë, ishin të pranishëm, në sallën e gjyqit të Apelit në GJKKO, kur u ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpall fajtor. Edhe më parë përfaqësues të ambasadës së SHBA-së, kanë qenë të pranishëm në seancat gjyqësore ndaj Saimir Tahirit. Pas një seance maratonë ditën e sotme, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për 'Shpërdorim të detyrës', por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim.
Lajmi kryesor:
Në qeli Saimir Tahiri, Apeli i GJKKO dënon ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg! Do të vuajë 3 vite e 4 muaj prej gjykimit të shkurtuar, shoqërohet për te '313-a'! Të gjitha argumentet e Gjykatës
M.Q.//ReportTv.al