Alqi Bllako në gjyq

Kronikë

Dënimi për inceneratorin e Tiranës/ Më 23 Korrik, Apeli i GJKKO jep vendimin për Alqi Bllakon

17 Korrik, 13:10| Përditesimi: 17 Korrik, 13:15

  • Share

Dy orë ka zgjatur seanca në Apelin e Posaçëm të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e tij me 4 vite burg lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm avokatët e Bllakos, si dhe vetë ky i fundit, i cili kërkoi pafajësi me argumentin se posti i tij nuk futet tek zyrtarët e lartë dhe nuk mund të ngrihet akuzë si një i tillë.

Por, organi i akuzës i kërkoi Shkallës së Dytë të gjyqësorit që të qëndrojë në fuqi vendimi i GJKKO, sepse Alqi Bllako është funksionar i lartë, ndërsa në postin si Sekretar i Përgjithshëm vetëm ka përcjellë shkresa.

Pasi togat e zeza dëgjuan pretendimet e prokurorëve dhe kërkesën e avokatëve të Bllakos, caktuan datën 23 korrik për të shpallur vendimin për ish-deputetin socialist.

Bllako u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në 11 mars të këtij, dënim i cili zbriti në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, pasi u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv” në dy raste.

Alqi Bllako është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer pëe rigjykim nga Apeli në Shkallë të Parë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?