Edhe pse i ranë të gjitha akuzat e prokurorisë, Saimir Tahiri ishte i bindur se dënimi i gjykatës ishte absurd dhe për këtë, vendimin do ta apelojë. Ai tha se nuk mund të mbajë përgjegjësi për çdo idiot në fis që përmend emrin e tij, duke shtuar se do të rilexojë vendimin për të kuptuar më shumë lidhur me vendimin e gjykatës.
Ish-ministri shprehet se ishte më i qartë para se të futej për t’u njohur me vendimin, sesa kur mësoi se ishte dënuar pse disa kushërinj idiotë kishin përmendur emrin e atij.
"Më lanë edhe mua pa fjalë si gjykata më quajti përgjegjës për shpërdorim detyre se disa kushërinj të mi përdorën emrin. Të presim edhe unë jam kureshtar ta rilexoj atë që dëgjova. Gjykata tha se nuk je trafikant, kriminale apo pjesë e një grupi kriminal, por meqë disa kushërinj përdoren emrin tënd shpërdorove detyrën.
Do të ishte më mirë ta kishin bërë si burrat të më dënonin për trafik, se kështu është qesharake. Sigurisht që do ta apeloj. Më lini ta përtyp se nuk di se cfarë të them më shumë. Isha më qartë kur hyra se tani kur dola. Është si të shkosh në një provim, mësuesja të thotë se ke mësuar shumë mirë, por hajde të vendos një pesë. Si ti a bëj për të gjithë kushërinjtë idiotë në fis duhet të mbaj përgjegjësi. Ju falenderoj se për dy vite keni ndjekur procesin e shekullit dhe u katandis kokoshi në thelë" tha ai.
Lajmi kryesor:
Bien akuzat për trafik droge e grup kriminal! Gjykata dënon Tahirin vetëm për shpërdorim detyre: 3 vite në provë
G.M.//ReportTv.al