Denion Meidani u hoq nga PS
riemërohet nga ministri i PD

30 Qershor 2017, 18:15| Përditesimi:

  • Share
Denion Mejdani, djali i ish-Presidentit të Republikës Rexhep Meidani, është emëruar me urdhër të Lulzim Bashës në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.

Vendimi për emërimin e tij në administratën e burgjeve është marrë në mes të muajit qershor, ku ministri teknik i PD, Gazmend Bardhi, ka vendosur Mejdanin në krye të SHKB së burgjeve. Denion Meidani, ka mbajtur këtë detyrë edhe më parë. Ai u emëruar drejtor i SHKB së Burgjeve në vitin 2012, ndërsa rikthehet në detyrë nga ministri teknik i PD. 

Denion Meidani është emëruar nga Bardhi para dy javësh, pra para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Ai rikthehet në këtë detyrë, pasi më parë ka qenë në vitin 2012. Në këtë detyrë në 2012, ai nuk qëndroi për shumë kohe dhe u emërua, nën drejtor i Doganave dhe më pas drejtor i Anti-Kontrabandës, pozicioni i fundit në qeverisjen e PD, pasi u shkarkua në 2013 pas ardhjes në pushtet të PS nga Elisa Spiropali.

Një burim i tha “Shqiptarja.com” se Mejdani është penduar që ka pranuar të merte këtë detyrë, kjo për shkak se qeveria “Rama” nuk ka humbur në këto zgjedhje elektorale. Shqipëria ndodhet në një situatë paradoksale, pasi edhe pse zgjedhjet kanë 5 ditë që kanë përfunduar ministrat teknikë të PD vijojnë që të jenë ende në detyrë.

Dekonspiroi aksionin tek një kompani të huaj
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi asokohe se e shkarkoi nga detyra e kreut të Anti- kontrabandës Denion Meidanin, për denkonspirim të aksionit të nisur tek një kompani të huaj. Shkarkimi u bë me urdhër të drejtoreshës Spiropali për “thyerje e kodit etik, dëmtim të imazhit të institucionit, mungesë profesionalizmi”.

Pas shkarkimit Mejdani ju drejtua gjykatës Administrative me një kërkesë padi civile, duke kërkuar. Mirëpo pas disa seancave gjyqësore padia e Mejdanit është rrëzuar nga gjykata administrative.

Denion Meidani është rrëzuar nga gjykatë, pasi kishte kundërshtuar thyerjen e afateve për kthimin e një përgjigje për pezullimin nga detyra si drejtor i Departamentit të Antikontrabandës në Administratën Doganore. Prej datës 12 tetor 2013 Denion Meidani ka qënë i pezulluar nga Spiropali edhe pse sipas tij ka një VKM që rregullon pezullimin dhe ka një afat 15 ditor për një vendim përfundimtare.

Ndërkohë që gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën sepse e konsideroi pezullimin si akt të ndërmjetëm dhe duhet pritur afati përfundimtar nga drejtoria e doganave, për t`iu drejtuar më pas gjykatës.

Ndërkohë Meidani në atë kohë pretendoi se po qëndronte i pezulluar në kundërshtim me afatet ligjore. Në 12 tetor të vitit 2013 ish- drejtoresha e doganave Elisa Spiropali vendosi të pezullojë Denion Meidanin nga detyra, për shkelje të etikës, pasi kishte dekonspiruar një aksion të doganave.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?