Aktorja e filmit “Dr Strange”, Zara Phythian është dënuar me tetë vjet burg për abuzimin seksual të një vajze të mitur rreth moshës 13-15 vjeçe.
Ndërsa bashkëshorti i saj, Victor Marke, është dënuar me 14 vite burg.
Vendimi u dha nga gjyqtari Mark Watson në Gjykatën e Nottingham Crown, pasi çifti u shpall fajtor javën e kaluar për 14 akuza, pasi në bashkëpunim kanë abuzuar me vajzën e mitur mes viteve 2005 dhe 2009.
Komento