Tre emigrantë shqiptarë që qëndronin ilegalisht në Britani janë dënuar me burg pasi u kapën me fermë kanabisi. Ata janë Edison Sulanjaku, 26 vjeç, i cili u dënua me 4 vite e gjysmë burg, Besnik Çela, 49 vjeç u dënua me 16 muaj burg dhe Xhenifer Muça, 22 vjeç me 18 muaj burg. Ata do të dëbohen pasi të kenë vuajtur gjysmën e dënimit pas hekurave.
Sulanjaku kishte një rol “mbikëqyrës” ndërsa dy të tjerët kujdeseshin për rritjen e bimëve narkotike. Dënimi për tre shqiptarët u dha nga Gjykata e Neëcastle Croën. Ata u arrestuan më 28 gusht 2022.
Në seancën gjyqësorë ata shprehën pendesë dhe sipas gjykatës po punojnë me drejtësinë për të zbuluar bashkëpunëtorët.
Si u zbuluan
Kur Edison Sulanjaku u arrestua pasi u kap duke shitur drogë në Ëest End të Neëcastle , oficerët panë një aplikacion që tregonte kamerat e sigurisë të fermës së kanabisit në telefonin e tij celular. Kjo i çoi ata në një fermë, me pothuajse 2,000 bimë kanabisi me vlerë më shumë se 800,000 paund, të cilat ishin ngritur nga një bandë kriminale në një njësi në Dunston, Gateshead.
Gjatë një kontrolli në celularin e Sulanjakut, policia zbuloi vendin ku Cela qëndronte dhe kujdesej për bimët. Mëngjesin tjetër, oficerët e policisë morën një adresë, të cilën ata e ndoqën nga mesazhet e ËhatsApp-it të marra nga telefoni i Sulanjakut që tregonin se ishte bërë e mundur dërgimi i lëndëve narkotike në banesë.
Me të mbërritur oficerët u lejuan të hynin nga Muça dhe brenda ata zbuluan midis 16 dhe 17 kilogramë kanabis të paketuar në qese vakumi.
Xheni, Xhenifer jane emer femre. Ai tipi do behet dashnorja e ndonjerit aty ne burg dhe do mallkoje prindrit budallenj qe i vune ate emer. Keta tipa duhen kalb ne burg se na nxorren bojen!
Përgjigju