Bota

Dënohen me vdekje tre shtetas francezë: Luftuan krah ISIS

26 Maj 2019, 17:19| Përditesimi: 26 Maj 2019, 17:47

  • Share

Tre francezë janë dënuar me vdekje në një gjyq në Irak pas shpalljes së tyre fajtor për bashkëpunimin me shtetin Islamik (ISIS).

Një zyrtar i gjyqit, tha anonimisht për shtypin se të tre të pandehurit ishin dënuar për faktin se ishin pjesëtarë të organizatës terroriste.

Ata kanë 30 ditë të apelojnë për dënimin e tyre. Të tre të arrestuarit u kapën në Siri, nga forcat e SHBA-së pak para dërgimit në Iran për gjyqin.

Franca ende nuk ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës në Bagdad.

Këta janë parë francezët e parë që janë dënuar me vdekje nga gjyqi në Irak.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?