Igli Tare

Dënohet drejtori sportiv, Igli Tare drejt kalimit në Premier League

12 Shkurt 2023, 13:15| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 13:16

  • Share

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është në optikën e Tottenham në Premier League-n e Anglisë. 49-vjeçari shqiptar shihet si pasuesi i Fabio Paraticit, ish-drejtorit të Juventus.

Siç raportohet nga The Mirror, Paratici është dënuar me 30 muaj përjashtim nga futbolli italian për përfshirjen e tij në parregullsi të supozuara financiare dhe kontabilitet të rremë në Juventus. Kjo ia bën të pamundur Paraticit që të ushtrojë funksionin e tij, me Spurs që ka hedhur sytë nga Tare.

Shqiptari është drejtor sportiv i Lazios qysh prej verës së vitit 2008 dhe vijon të bëjë një punë të mirë në Serie A. Pas interesit nga disa skuadra big në Itali, Tare tanimë është i preferuar edhe në Premier League. "Tuttomercato" njofton se fundi i sezonit mund ta gjejë Taren me një ekip të ri pas 15 viteve te Lazio. Kujtojmë se raportet e tij me trajnerin Sarri te Lazio nuk janë nga më të mirat, me palët që kanë pasur krisje për afrimin e disa lojtarëve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?