Dënohet grupi i 18 shqiptarëve që trafikonin heroinë në Francë, 10 vite burg për kreun! Sekuestrohet shtëpia luksoze në Shqipëri!

8 Shkurt, 14:56| Përditesimi: 8 Shkurt, 15:04

  • Share

FRANCË- Një gjykatë franceze ndërajonale dënoi 18 shtetas shqiptarë të cilët akuzohen për grup kriminal në trafikun e lëndëve narkotike. Të dënuarit të moshës nga 22 deri në 61 vjeç, morën dënime nga 2 deri në 10 vjet. Bëhet fjalë për grupin kriminal që akuzohet se ka trafikuar dhjetëra kilogramë heroin në zonat e Rennes, Saint Malo dhe Nice.

Mediat franceze shkruajnë se një 50 vjeçar i cili njihej si lideri i grupit që vepronte në model ‘klanor’ u dënua me 10 vite burg.

Hetimi, i udhëhequr nga një gjyqtar hetues nga JIRS, bëri të mundur dallimin e “dy qelizave të veçanta” në Ille-et-Vilaine, njëra në Rennes dhe tjetra në Saint-Malo. Për këtë operacion në 2021-in pati një numër të madh arrestimesh gjatë aksionit ku u sekuestruan heroinë, produkte prerëse, armë, 68 mijë euro cash dhe pajisje paketimi.

Ndërsa për këtë operacion drejtësia franceze ka konfiskuar edhe një shtëpi në Shqipëri që u përket personave të përfshirë në grupin kriminal të trafikut të drogës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?