Florenc Çapja ( Majtas ) dhe Shkëlzen Hasanpapaj

Dënohet me 10 vite burg Shkëlzen Hasanpapaj, qëlloi me breshëri automatiku ndaj Florenc Çapjas e Bledar Muçës

20 Nëntor 2019, 14:27| Përditesimi: 20 Nëntor 2019, 14:35

  • Share

Është dënuar me 10 vjet heqje lirie, Shkëlzen Hasanpapaj, nga Gjykata e Elbasanit. Hasanpapaj është njëriu që u akuza se qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, dy anëtarë të grupit “Çapja”, ngjarje kjo e ndodhur në qershor të 2016. Vepra penale për të cilën akuzohet Hasanpapaj është ajo e “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave” e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”. Nga të shtënat i plagosur mbeti Bledar Muça që ishte në vendin e parë të pasagjerit me makinë ku udhëtonte së bashku me kushëririn e tij Florenc  Çapja. Ndërkohë nga plumbat është plagosur në këmbë rastësisht një efektive e policisë së Elbasanit që ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

Pasi kreu krimin, Hasanpapaj u largua në drejtim të Holandës ku më pas u arrestua nga autoritete e këtij shteti dhe u ekstradua në Tiranë. Edhe pse gjykata e ka dënuar me 10 vite burg, Hasanpapaj nuk i ka pranuar për asnjë moment të vetëm akuzat tentativën e vrasjes të ndodhur në qershor të 2016. Por një analizë ADN ka zbuluar identifikimin e tij në këtë ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në qendër të Elbasanit.
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lilo: 20/11/2019 15:24

    cpo ndodh me gjykatat vrau dhe denohet me 10 vite kurse nje grup adolishentesh nga Lazarti (vran) dhe u denuan shum me burg te perjetshem hajde drejtesi

    Përgjigju
    • Stitch: 21/11/2019 15:33

      Cin vrau tet am apo tet ate?

    • Askushi: 20/11/2019 17:45

      10 vjet per tentativ vrasje dhe plagosje.......ata neLazarat vran policin ne krye te detyres o lilziu....ca krahasimi ben?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?