Gjykata e Posaçme ka dënuar me 17 vite burg Islam Sefën alias Xaka, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në 9 episode, dhe si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me 1/3, në 11 muaj e 4 vite burg.
Islam Sefa alias Xaka, u arrestua më 2 korrik 2024 në një lokal pranë godinës së SPAK, i akuzuar si drejtues dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove.
Kjo u bë e ditur nga vetë Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi të përbashkët me autoritetet gjermane lidhur grupin kriminal shqiptaro - gjerman që merrej me trafik droge.
Sipas SPAK grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuana. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregëtohej në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
"Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro",- informonte SPAK.
Komente
