Ish-oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin

Bota

Dënohet me 22 vite e 6 muaj burg ish-oficeri i policisë që vrau George Floyd

25 Qershor 2021, 22:19| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 22:21

  • Share

Ish-oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin është dënuar me 22 vite e 6 muaj burg pasi u shpall fajtor për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

Kjo është ajo që vendosi gjyqtari Peter Cahill, duke deklaruar se një memorandum me 22 faqe i bashkëngjitet vendimit të tij për të shpjeguar arsyet e këtij vendimi.

"Vendimi im nuk bazohet në emocione dhe nuk ka për qëllim të dërgojë asnjë mesazh," tha ai.

Para shpalljes së dënimit, Chauvin i shprehu ngushëllimet e tij familjes së George Floyd.

Kujtojmë se afrikano-amerikani George Floyd u vra në maj të 2020, pasi ish-oficeri i policisë i mbajti gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë procedurës së arrestimit, duke i sjellë atij vdekjen.

Kjo ngjarje nxiti protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara dhe më larg, ndërsa shtyu përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?