Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro

Bota

Dënohet me 27 vite e tre muaj burg ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro për tentativë grushti shteti

12 Shtator, 07:23| Përditesimi: 12 Shtator, 07:36

  • Share

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është dënuar me 27 vjet e tre muaj burgim, pasi u shpall fajtor për tentativë për grusht shteti, krim të organizuar, përmbysje të dhunshme të sundimit të ligjit dhe dëmtim të rëndë si dhe përkeqësim të trashëgimisë historike. 7 nga bashkëpunëtorët e tij u shpallën gjithashtu fajtorë.

Trupa gjykuese prej 5 anëtarësh të Gjykatës së Lartë e shpalli fajtor Bolsonaron për udhëheqjen e komplotit që synonte ta mbante atë në pushtet pasi humbje zgjedhjet e vitit 2022 ndaj rivalit të krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva. Avokatët e Bolsonaros e quajtën dënimin "absurdisht të tepruar" dhe paralajmëruan ankimim.

Bolsonaro është ndaluar gjithashtu që të kandidojë për poste publike deri në vitin 2033. Bolsonaro, i cili u la në arrest shtëpiak se konsiderohej si rrezik për t’u arratisur, nuk mori pjesë personalisht në këtë fazë të fundit të gjyqit.

Gjykatësi Alexandre de Moraes, kryeprokurori i Bolsonaros, e krahasoi ish-presidentin me një bos të mafias dhe deklaroi se nuk ka dyshim se ai organizoi dhe udhëhoqi komplotin, madje edhe para se të humbiste zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 ndaj rivalit të tij të krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva, madje duke planifikuar vrasjen e tij, si dhe atë të zëvendëspresidentit të tij dhe vetë de Moraes. Komploti kulmoi me sulmin e turmës së Bolsonaros në ndërtesat qeveritare të Brasilias më 8 janar 2023, shtatë ditë pasi Lula mori detyrën.

Presidenti amerikan Donald Trump komentoi lajmin duke e quajtur dënimin "shumë të habitshëm": "Kjo është ajo që ata u përpoqën të më bënin mua dhe dështuan." 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?