Droga e sekuestruar gjatë operacionit të koduar

Dënohet me 4 dekada burgim klani italo-shqiptar i narkotrafikut! Drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë, vendimi dhe emrat

5 Gusht, 11:37| Përditesimi: 5 Gusht, 11:43

  • Share

Itali- Katër dekada burgim në total ka hënë drejtësia italiane për një organizatë ekstrakomunitare, e përbërë nga shqiptarë, vendas dhe të tjerë të pandehur.

Grupi kriminal u godit gjatë megaoperacionit të koduar “Double Game” të Guardia di Finanza, të koordinuar nga DDA, Drejtoria e Qarkut Antimafia e Ankonës në vitin 2023. Mediat italiane raportojnë se në pranga përfunduan 12 persona, mes të cilëve edhe drejtuesit e organizatës kriminale, dy vëllezërit shqiptarë të identifikuar si Etmond dhe Klenis Qevani, 47 dhe 39 vjeç, banues në Porto Sant’Elpidio dhe pronarë të një kompanie makinash.

Të dy, së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të grupit, kërkuan dhe morën gjykim të shkurtuar, procedurë e cila parashikon uljen e një të tretës së dënimit.

Kurse 4 anëtarët e tjerë të klanit njoftohet se kërkuan një marrëveshje. Në sallën e gjyqit ishte edhe një grup i madh avokatësh mbrojtës.

Në përfundim të gjykimit, Klenis Qevani u dënua me dhjetë vjet e tetë muaj, ndërsa Etmond “Renato” Qevani u dënua me shtatë vjet burg.

Sipas medias italiane, Kleon Mema, 39 vjeç nga Porto Sant’Elpidio, u dënua me 3 vjet; Ferdinando Bongiovanni, 62 vjeç, me 5 vjet; Arjan Ndoka, 49 vjeç, me 5 vjet; Geri Skilja, 29 vjeç, me 3 vjet e 4 muaj; Elidon Shkalla, 28 vjeç, me 5 vjet dhe Adele D’Avino, 60 vjeç, me 1 vit.

Operacioni u zhvillua më 29 qershor 2023, në provincat Fermo, Macerata, Ancona, Pesaro-Urbino dhe Frosinone, si dhe në Shqipëri, Belgjikë dhe Spanjë, dhe përfshinte 100 policë dhe mjete të tjera të specializuara. Të arrestuarit u gjetën fajtorë për trafikimin ndërkombëtar dhe tregtimin e kokainës dhe hashashit. Hetimi kompleks, i nisur nga Porto Sant’Elpidio, pas sekuestrimit të 20 kg kokainë, kishte bërë të mundur zbulimin e veprimtarisë dhe strukturës së një grupi kriminal me bazë në Fermo.

Në vitin 2020, si pjesë e një tjetër hetimi të kryer nga “Gico”, një ish-bashkëpunëtor i drejtësisë me origjinë nga Campania, përgjegjës për një grup të madh tregtarësh italianë droge dha informacione me vlerë hetimore.

“Prej aty hetuesit kishin rindërtuar zinxhirin e furnizimit me drogë, kryesisht kokainë, e cila, falë një organizate të fuqishme shqiptare, importohej rregullisht. Organizatorët e shoqatës kriminale ishin në Porto Sant’Elpidio dhe ishin dy vëllezërit Qevani: Klenisi, i cili e kishte ndjerë rrezikun, kishte arritur të arratisej, por ishte kapur në Belgjikë, Etmond ishte arrestuar në vend të kësaj në zonën e Fermos”, raportuan mediat italiane.

Dy shqiptarët transportonin drogën përmes makinave të cilat mbërrinin në Porto Sant’Elpidio dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë provincat e Marche dhe Italinë qendrore.

Vendimi dhe dënimet e gjykatës italiane:

-Klenis Qevani, 10 vjet burg

-Etmond “Renato” Qevani (i vëllai), 7 vjet

-Kleon Mema, 3 vjet

-Ferdinando Bongiovanni, 5 vjet

-Arjan Ndoka, 5 vjet

-Geri Skilja, 3 vjet e 4 muaj

-Elidon Shkalla, 5 vjet

-Adele D’Avino, 1 vit

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?