Dënohet me 4 vite burg dhe lirohet me kusht Renaldo Avduli, kunati i ish-zyrtarit të policisë

6 Maj 2019, 18:42| Përditesimi: 6 Maj 2019, 18:49

  • Share

Në një kohë kur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kunati i Renaldo Avduli, Gjergji Kohila, po përballet me akuzën e “Trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim dhe Grupit të strukturuar kriminal”, në gjykatën e Vlorës, Avduli është dënuar me 4 vite burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Mësohet se një pjesë të këtij dënimi Avduli, e ka kryer gjatë qëndrimit në paraburgim, ndërsa pjesën tjetër të mbetur gjykata ia ka konvertuar në kusht, duke e vënë në shërbim prove. Për pasojë Avduli është lënë i lirë.

Gjykata e ka gjetur fajtor Avdulin pasi nga përgjimet e kryera për anëtarët e grupit Treblova, ish-efektivi i policisë së Vlorës dilte në përgjime, duke i favorizuar disa persona të kultivonin drogë. Avdulaj u vetëdorëzua sapo dosja mbëriti në gjykatë, dhe pas gjykimit të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 4 vite burgim. Përgjimet telefonike që janë përdorur në procesin gjyqësor kundër Avdulaj, janë duke u përdorur edhe në dosjen gjyqësore kundër të pandehurve ish-zyrtarë të policisë Vlorë Gjergji Kohila, Sokol Bode, Jaeld Çela dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Mesazhet në CHAT

Sipas Aktit “Ekspertim Teknik i Telefonave”, aparati telefonik celular i markës “BlackBerry”, jep të dhëna për komunikime me sms dhe mesazhe “chat”, kryer nga i hetuari në dosjen “Treblova”, Taulant Haxhiraj, me persona të tjerë të paidentifikuar, në lidhje me kultivimin e lëndës narkotike. Gjatë komunikimeve rezulton se personat me të cilët komunikon, i japin informacione për qenien e tij në hetim nga krimet e rënda, për ekzistencën e përgjimeve të kryera nga “SHISH” (fjala për Shërbimin Informativ Shtetëror), për qenien në vëzhgim të vazhdueshëm etj., në lidhje me aktivitetin e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në veprimtarinë e tij, shtetasi Taulant Haxhiraj, sikurse rezulton nga hetimi i deritanishëm, ku gërshetohen përgjimet dhe vëzhgimet në terren, ka pasur lidhje me të hetuarin Renaldo Abduli, kunatin e tij Gjergji Kohila:

“Agushi” i dërgon sms “Xheku I”: “U pleksa me këtë legenin, kunat e GJ”

“Agushi” i dërgon sms “Xheku I”: “Po vlla ky GJ më thot mos dil”.

“Agushi” i dërgon sms “Xheku I”: “Dhe thash të pyesja njëherë ty vlla se kam hall se kërcënova atë që ti më thoshe mos u pleks”.

Inicialet e përdorura “R” dhe “GJ” dyshohet se i përkasin punonjësve të policisë Renaldo Avdulaj “R” dhe Gjergj Kohila “GJ”. Në funksion të fshehjes së identitetit të komunikuesve, janë përdorur gjithashtu: “Agushi”, “Fiati”, “Xheku”, “Adidas”, “Aliej” etj.

“Agushi” i dërgon SMS “Alej”: “Atje e ka vllai me drejtorin”, dyshohet se njëri prej komunikuesve ka siguruar mbështetjen me shumë gjasa të vetë drejtorit të policisë.

“Agushi” i shkruan “Alej”: “O vlla vend ka po akoma s’kan marr garanci ata kushot e ministrit”, dyshohet se bëhet fjalë për sipërfaqe toke për kultivimin e bimës narkotike për të cilat pritet, me sa duket, marrja e garancisë nga vëllezërit Habilaj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?