Radian Lika dhe Brikel Palaj

Dënohen me burg përjetë 2 shqiptarët në Britani! Kryen vrasje për shtëpinë e barit, kishte kanabis me vlerë 95 mijë paund

21 Prill 2023, 16:10| Përditesimi: 21 Prill 2023, 16:19

  • Share

Dy shqiptarë janë dënuar me burg përjetë për vrasjen e rivalit të tyre për shkak të një sherri për kanabisin me vlerë 95 mijë paund.

Aranit Lleshi, 32 vjeç, nga Culvert Road, Tottenham, Londër u godit me thikë më 24 maj dhe vdiq në vendngjarje në Bristol. Autorët e kësaj vrasje janë Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, që u dënuan me burg përjetë për vrasjen pas një gjyqi shtatë-javor në Gjykatën e Bristol Croën.

Nikola Palaj, 29 vjeç, u dënua me 5 vite burg për vrasjen e Lleshit. Ndërsa 35-vjeçari Kastriot Mhillaj pranoi akuzën për sjellje të dhunshme përpara fillimit të gjykimit. Mhillaj u dënua më herët me 18 javë burgim, por u lirua menjëherë pasi tashmë është në paraburgim prej gati një viti.

Gjatë gjyqit u tha kanabisi po rritej në një shtëpi me qira afër skenës së përleshjes në Bloomfield Road, Brislington. Aranit Lleshi dhe vëllai i tij Sadik Lleshi, po përgatiteshin për të korrur kanabisin kur u sulmuan nga rivalët e tyre.

Banda e dytë me bazë në Londër kishte shpresuar të vidhte të korrat në mungesë të tyre. Në vend të kësaj, të dyja bandat u gjendën në Bloomfield Road në të njëjtën kohë. Pasi zbuluan pronën, Lika dhe Brikel Palaj blenë katër thika kuzhine.

Vëllai i viktimës, Sadik Lleshi, u shpall i pafajshëm për çdo përfshirje në përleshjen e dhunshme që çoi në vdekjen e vëllait të tij.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?