Trashëgimtari i Samsung Lee Jae Yong është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg nga një gjykatë e lartë në Korenë e Jugut, për korrupsion.
Lee, 52 vjeç, është dënuar fillimisht për dhënie të ryshfetit një bashkëpunëtori të ish-presidentes Park Geun-hye dhe është dënuar me pesë vjet në vitin 2017.
Ne ate kohe denimi iu pezullua në apel. Ndersa Gjykata Supreme më pas e ka kthyer çështjen përsëri në Gjykatën e Lartë të Seulit, e cila e ka nxjerrë vendimin e ri të hënën.
Lee ka qenë drejtuesi de facto i Samsung Electronics që nga viti 2014.
Ky zhvillim do të ketë implikime për të ardhmen e tij në lidhej me kompaninë. Lajmet për dënimin e tij kanë bërë që aksionet e kompanisë të bien me 4 %.
Ekspertët shrehen se ky dënim mund të krijojë një boshllëk në lidership e të ndikojë negativisht në vendimmarrjen e kompanisë lidhur me investimet e mëdha të ardhshme që do të duhet të bëhen.
Samsung, prodhuesi më i madh në botë i telefonave është i kontrolluar nga një familje, që dominon ekonominë e Koresë së Jugut.
Qarkullimi i përgjithshëm i Samsung-ut arrin në 20 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të Koresë së Jugut.
Lee mori kompaninë kur babai i tij Lee Kun-hee u shtrua në spital si pasojë e një ataku kardiak, ai ka vdekur në tetor.