Kronikë
Top 24

Shkodër/ Dënohet me burgim përjetë për vrasje të dyfishtë, autori: Kisha pirë hashash, i mora në qafë

16 Maj 2018, 15:09| Përditesimi: 16 Maj 2018, 17:50

  • Share

SHKODER-Gjykata ka dënuar me burg përjetë autorin e vrasjes së dyfishtë në tetor të 2016 në Dajç, Miklovan Parubi. Ai akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 4 të tjerëve me kallashnikov në lokalin në pronësi të  Arjet Seitit. Në seancën gjyqësore ai është shprehur se ka qenë i dehur, ndërkohë që kishte pirë edhe hashash.

Unë nuk e di se pse ndodhi, pasi gjithë personat i kam shokë jete, kam qenë i dehur dhe kam konsumuar hashash, kam marrë në qafë shumë familje dhe familjen time. Nuk kërkoj asgjë vetëm drejtësi. Po ju lutem Marçelin mos e merrni në qaf, sepse ai nuk ka lidhje me këtë ngjarje

Miklovan Parubi

Ndërsa bashkëpunëtori Marçel Shpijati është dënuar me 3 vite burg. Avokatja Kristina Marku kërkoi ndryshimin e veprës penale nga "Vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim" në "Vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike", ndërsa për veprën penale " Plagosje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë", në "plagosje e lehtë me dashje", por gjykata nuk e pranoi duke e dënuar përjetë.

Ndërsa për bashkëpunëtorin Marçel Shpijati gjykata pranoi kërkesen e avokatit që të ndryshohet akuza nga "Vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim" në "Mos kallëzim të krimit" dhe nga 20 vite që kërkoi prokurori u dënua me 3 vite burg.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?