Pëllumb Petritaj

Dënohet për herë të 3-të Pëllumb Petritaj gjykata i jep 10 vite burgim, 2 vite burg për ish-regjistruesen

1 Tetor 2020, 18:33| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 19:01

  • Share

Biznesmeni Pëllumb Petritaj, njeriu i proceduar disa herë për çështjet e pronave në Vlorë, është dënuar për herë të tretë. “Shqiptarja.com”, ka mundur të zbardhë vendimin e gjykatës së Vlorës, ku Petritaj së bashku me ish-kryeregjistruesen e hipotekës së Vlorës, Blerina Brahimi (Dhrami), janë deklaruar fajtorë dhe dënuar nga gjykata e Vlorës. Sipas vendimit të gjykatës, Petritaj është dënuar me 15 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Ndërkohë duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar rezultoi se dënimi përfundimtar për Petritaj është lënë 10 vite burgim. Për Petritaj, prokuroria kishte kërkuar gjatë dhënies së pretencës, një dënim prej 20 vite burgim. Ky është vendimi i tretë që Pëllumb Petritaj është shpallur fajtor dhe dënuar nga gjykata e Vlorës për çështjen e falsifikimit të pronave në zona të ndryshme të Vlorës. Dënimi i parë është dhënë në mujin Prill 2018, ku Petritaj është dënuar me 3 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”.

Dënimi i dytë është dhënë nga e njëjta gjykatë, në 24 janar 2020, ku Petritaj u dënua me 5 vite e 4 muaj burgim, për të njëjtat akuza, pasi kishte kryer tjetërsimin e 100 hektarëve në Zvërnec. Dhe dënimi i fundit është dhënë me 10 vjet burgim. Të treja këto çështje tashmë janë Apeluar dhe ende nuk ka dalë një vendim përfundimtar në gjykatën e Apelit Vlorë. Ndërkohë në vendimin e fundit për Petritaj, është dënuar dhe ish-kryeregjistruesja e hipotekës së Vlorës, Blerina Brahimi (Dhrami), e cila ka marrë një dënim prej 2 vite burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare. Njëherësh gjykata urdhëroi asgjësimin e dokumentacionit dhe konfiskimin e 13 parcelave me sipërfaqe mbi 200 hektarë në Zvërnec.

Komento

Komente

  • Juristi: 02/10/2020 06:28

    S,eshte vetem Pullumb Petriti eshte dhe Ardian Skendaj qe meret me falsifikime ne hipoteken e Vlores

    Përgjigju
  • Iris: 02/10/2020 02:14

    Ne U.S.A.mund te te heqin denimin me vdekje po pranove vrasjen,por perfundon me te perjetshem,pa te drejte falje,mund te te ulin pak vitet po deshmove kunder bashkrimineleve te tjere.Denimi me vdekje hiqet kur vrasesi ka probleme mendore,ose kur je serialkiller dhe tregon vendet ku ke groposur viktimat.Ka dhe nje metode tjeter per krime te ndryshme ku fatin e kriminelit e vendos vetem gjykatesi,nuk perdoret juria,por kjo behet shume rralle ,per raste e kushte specifike dhe nuk ka garanci si do vendose gjykatesi,eshte si te luash ne llotari.Ka raste qe I akuzuari mund ta pranoje qe eshte fajtor dhe I jepet denimi pa gjyq.Ka raste p.sh si ne rastin e Carnajevit ,qe u denua per aktin terrorist me bombe ne Boston.Megjithese Massachusetts,nuk e ka denimin me vdekje,ne kete rast u vune ne levizje mekanizma te tilla qe e lejuan kete denim.

    Përgjigju
  • vefi: 01/10/2020 19:25

    Vetem ne Shqiperi ekziston ligji ku i pandehuri i akuzuar kerkon gjykim te shkurtuar pa pranuar akuzen .Keshtu ndodh kur ligjet i bejne burgaxhinjte . Ne fakt duhet te ndodhte qe duhet te pranonte fajesine dhe te perfitonte gjykim te shkurtuar dhe ulje te 1/3 se mases se denimit . po pse ligji shqiptar eshte mbapsh? Apo qe takemi i Petritajt dhe 100 Petrita te tjere te dalin pa laguar ose te lagur fare pak . Sa per paranteze , ajo Mirjami Isufaj Notere aktualisht i hyri ndonje gjemb nga fallsifikimi apo ja "hodhi" edhe kesaj here .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?